Connect with us

Kosova

Sulmet e SHBA në Iran/ Kurti në krah të Uashingtonit: Miku ynë special duhet mbështetur

Kryeministri në detyrë Albin Kurti ka deklaruar se Kosova përkrah qëndrimin e ShBA-ve dhe të Bashkimit Evropian rreth programit të Iranit për t’u pajisur me armë nukleare, duke i cilësuar të drejta sulmet amerikane mbi bazat në Iran.

Sic u shpreh ai, “Siguria ndërkombëtare ka nevojë për më pak armatim nuklear dhe jo më shumë bomba bërthamore që vënë në rrezik njerëzimin. Kurti theksoi se “Posaçërisht kur shtete autoritare zhvillojnë programe për pajisje me armatim nuklear, kjo çështje bëhet urgjente dhe alarmuese”.

“Republika e Kosovës përkrah qëndrimin e ShBA-ve dhe të Bashkimit Evropian rreth programit të Iranit për t’u pajisur me armë nukleare. Amerika eshte aleati ynë kryesor, partneri i pazëvendësueshëm dhe miku special. Republika e Kosovës është e përcaktuar fuqishëm në mbrojtje të vlerave demokratike dhe euro-atlantike. ShBA-të janë superfuqia demokratike që duhen mbështetur”- Ka shkruan Kurti në rrjetet sociale.

Advertisement