Connect with us

Bota

Kukuvajka ruse e luftës ironizon Trumpin: Pas sulmit në Iran, nuk e merr Nobelin

“Me këtë lloj suksesi, Trump nuk do ta fitojë Çmimin Nobel për Paqen” – Ky ka qenë komenti i Dmitry Medvedev, nënkryetar i Këshillit të Sigurisë së Rusisë, ndaj vendimit të Presidentit amerikan Donald Trump për të sulmuar objektet bërthamore të Iranit.

“Shtetet e Bashkuara janë përfshirë në një konflikt të ri me perspektivën e një operacioni tokësor. Me këtë lloj suksesi, Trump nuk do ta fitojë Çmimin Nobel për Paqen”, ka thënë ai. Sipas Medvedev, “shumica absolute” e kombeve janë kundër “veprimeve të Izraelit dhe Shteteve të Bashkuara”.

“Trump, i cili erdhi si një president paqebërës, nisi një luftë të re për SHBA-të”, ka shtuar ai në kanalin e tij Telegram pas sulmeve të Washington-it ndaj Iranit.

Advertisement