Connect with us

Bota

GJURMET E URANIT TE FSHEHUR/ 007 në aksion

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, tha se Izraeli ka “informacione interesante” mbi vendndodhjen e uraniumit të pasuruar 60% të Iranit, pas sulmeve të SHBA-ve në centralet bërthamore të Iranit.

I pyetur për vendndodhjen e uraniumit Netanyahu tu shpreh se sherbimi sekret I Izraelit e ka ndjekur shumë nga afër dhe se ai është një komponent i rëndësishëm i programit bërthamor.

“Nuk është komponenti i vetëm. Nuk është një komponent i mjaftueshëm. Por është një komponent i rëndësishëm dhe ne kemi informacione interesante për këtë” – deklaroi kryeministri izraelit.

Urani duhet të pasurohet deri në 90% për t’u përdorur në një armë bërthamore. Agjencia mbikëqyrëse bërthamore e OKB-së, IAEA, tha se Irani ka rreth 400 kg uranium të pasuruar 60%.

Një “burim i lartë iranian” i tha agjencisë së lajmeve Reuters se pjesa më e madhe e uraniumit të pasuruar shumë në centralin bërthamor Fordow ishte zhvendosur para sulmit të SHBA-ve.

Advertisement