Kosova
Çfarë do të thotë deklarata e Trump se ai parandaloi sulmin e Serbisë ndaj Kosovës?

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se fundmi se Serbia po përgatitej të fillonte një luftë të re kundër Kosovës, por se administrata e tij e parandaloi konfliktin. Nisur nga kjo, disa analistë besojnë se një rol më aktiv amerikan po përgatitet përsëri sot në dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës, si dhe me arritjen e Marrëveshjes së Uashingtonit në shtator 2020, në fund të mandatit të parë të Trump, me të cilën Izraeli e njohu Kosovën si shtet të pavarur.
Ata besojne se deklarata e Trump vepron kryesisht si pjesë e retorikës së tij të dallueshme politike, “me anë të së cilës ai përpiqet ta paraqesë veten si një aktor kyç në ruajtjen e paqes globale, veçanërisht kur nuk arriti ta bëjë këtë në Ukrainë ose në Lindjen e Mesme”.
“Deri më tani, asnjë institucion ndërkombëtar relevant, qoftë NATO, KFOR, BE apo Departamenti i Shtetit i SHBA-së, nuk ka paraqitur prova që do të mbështesnin pohimin se Serbia ishte në përgatitje serioze ushtarake për një konflikt me Kosovën në vitin 2025” – theksojne analiste te ndryshem
Sipas tyre, megjithëse marrëdhëniet midis Beogradit dhe Prishtines janë ende të tendosura, dhe incidente si ai në Banjska i kanë shtuar një barrë dialogut, nuk ka informacione të konfirmuara se Serbia po planifikon luftë, dhe as se SHBA-të do duhej ta parandalonin atë.

