Connect with us

Bota

Danimarka thërret gratë të përgatiten për luftë, Ushtria e detyruar me short

Duke filluar nga 1 korriku, Danimarka zyrtarisht miraton shërbimin ushtarak universal. Tani, me mbushjen e moshës 18 vjeç, gratë duhet të regjistrohen dhe t’i nënshtrohen ekzaminimeve mjekësore njësoj si burrat, për të qenë të gatshme të thirren në shërbim ushtarak.

Më parë, gratë shërbenin vetëm vullnetarisht. Tani, shërbimi ushtarak është i detyrueshëm për një periudhë prej 11 muajsh.

Arsyeja për këtë ndryshim është forcimi i mbrojtjes së NATO-s në përgjigje të kërcënimeve nga Rusia. Deri në vitin 2033, Danimarka planifikon të rekrutojë 6 mijë e 500 persona çdo vit (në vitin 2024, u rekrutuan 4 mijë e 700, ku 24% ishin vullnetare femra).

Për më tepër, Ministria e Mbrojtjes e Danimarkës do të marrë 40.5 miliardë korona shtesë për Ushtrinë – gati 6 miliardë dollarë.

Përzgjedhja thuhet se do të bëhet me short dhe gratë e shortuara do të kenë detyrimin të kryejnë shërbimin ushtarak për periudhën e përcaktuar ligjore.

Advertisement