Connect with us

Bota

Tragjedi në aeroportin e Bergamos/ Përplaset nga avioni, humb jetën në pistë një person

Një person humbi jetën këtë mëngjes në aeroportin Orio al Serio të Bergamos .  Sipas informacioneve të deritanishme, ai kishte arritur të hynte në pistë dhe kishte filluar të vraponte në drejtim të një avioni që kishte filluar të ecte.

Motori i aeroplanit thuhet se e ka përplasur personin duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Nuk është përcaktuar nëse ai ishte pasagjer apo punonjës i aeroportit.

Avioni, një Airbus A312, i përket kompanisë Volotea dhe po përgatitej të nisej drejt Asturias në Spanjën veriore. Pas incidentit tragjik, aeroporti i Bergamos mbeti i mbyllur për rreth një orë.

Advertisement