Kronike
Makina humb kontrollin dhe përplaset me shtyllën, shoferi ishte në gjendje të dehur

Një aksident është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Sarandë. Mësohet se aksidenti ka ndodhur rreth orës 04:00 në rrugën “Butrinti”. Sipas raportimeve një mjet ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një shtyllë elektrike.
Fatmirësisht nga ngjarja nuk ka të lënduar vetëm dëme materiale. Shoferi i identifikuar si Adriatik Bino mësohet se po drejtonte mjetin në gjendje të dehur. Atij iu krye dy herë testi i alkoolit ku u zbulua se ka qenë nën efektin e alkoolit.

