Connect with us

Sport

29 minuta nën ujë pa marrë frymë, zhytësi kroat thyen rekord botëror

Zhytësi kroat i lirë, Vitomir Maričić, ka vendosur një rekord të ri Guinness duke mbajtur frymën nën ujë për 29 minuta e 3 sekonda, gati pesë minuta më shumë se rekordi i mëparshëm.

Përpara se të ndërmerrte provën, ai thithi oksigjen të pastër për 10 minuta, një proces i quajtur denitrogjenim, i cili mbush gjakun me deri pesëfishin e nivelit normal të oksigjenit.

Rekordi u vendos në Hotel Bristol në Opatija, Kroaci, përpara 100 spektatorëve dhe pesë gjyqtarëve.

Maričić paralajmëron se kjoarritje është jashtëzakonisht e rrezikshme pa mbikëqyrjen e ekspertëve, pasi toksiciteti i oksigjenit dhe dioksidit të karbonit mund të jetë fatal.

Advertisement