Connect with us

Shkrime

‘Qeveria e re, një listë hunjsh gardhi/ Rama i ngul dhe i shkul ashtu siç do ja kërkojë halli’

Petrit Vasili: Kjo ishte vetëm një listë hunjsh gardhi të cilët Edi Rama i ngul dhe i shkul ashtu siç do të ja kërkojë momenti, halli apo problemi që ka. Mendoj që komenti që mund të bëjmë për hunjtë e gardhit është një kohë e humbur kot. Mendoj që duhet të rrimë me gjatë tek disa gjera që Edi Rama tha në lajthitjen e tij përpara Asamblesë. Dhe besoj që më kryesorja nga të gjitha është konfirmimi publik i rrënimit, rrëmbimit dhe i asgjësimit të Reformës në Drejtësi. Sepse ju e dëgjuat që Rama tha që ne jemi garantët e vetëm të pavarësisë së gjyqësorit. Pra të gjithë shqiptarëve duhet tu shpjegojmë se në momentin kur ky thotë që ne jemi garant me të gjithë të korruptuarit, me të gjithë banditët që pastrojnë para e që i ka barë drejtorë, deputetë etj…Kuptoni qartë se në ç’gjendje është drejtësia dhe si është kapur për fyti dhe është shndërruar thjesht në vegël të Edi Ramës.

Praktikisht çdo shqiptar duhet ta dijë në mënyrë të qartë sepse dikush edhe jo i mësuar me politikën e dëgjon ndonjëherë seriozisht këtë të çmendur dhe harron çfarë thotë kushtetuta e Shqipërisë. Nuk ka nevojë me kushtetutë dhe ligj, pushteti i drejtësisë për garancinë dhe mbështetjen Edi Ramës. Ata e ka garantuar Kushtetuta dhe ligji.

Edi Rama është subjekt i drejtësisë, bashkë me të korruptuarit e tjerë që ka atje. Pra nuk është garantues, është një subjekt, sikurse shkelësi i ligjit. Ky është një pushtet më vete por ama që jep llogari para drejtësisë. Gjithashtu edhe pushteti legjislativ, parlamenti është i tillë. Por Edi Rama nuk jeton dot dhe nuk punon dot me pushtete të ndarë sepse demokracia është një dimension, është një gjë e pamundur për Edi Ramën. Edi Rama ka në mendjen e tij që është njëherësh edhe Kryeministër, edhe kryeprokuror i SPAK, kryetar i Parlamentit, President i Republikës dhe është kryetar i vetëm i bashkive të Shqipërisë.

Pra me konfirmimin e ngjarjeve të rënda ku pjesa dërrmuese e qeverisë së tij është nën akuza, nuk numërohen bashkiakët, nuk numërohen, sekretaret, drejtorët e dreqi me të birin të inkriminuar. Edhe ky SPAK i kapur prej tij por është detyruar të hapë disa dosje, ky thotë unë jam garant i drejtësisë. Pra e jep mesazhin sërish që drejtësinë e komandoj unë. Unë fus në burg atë që dua. Drejtësia është ajo që më garanton mua pandëshkueshmëri. Sepse i thotë këto gjera pikërisht kur gjëmon Amerika për aferën McGonigal ku ky është aktori kryesor më i rëndësishëm. Se kryeministër nuk ishte asnjë nga ata aktorët atje. Kur në zyrën e tij gatuheshin të tëra llojet e mafioziteteve të niveleve më të lartë kombëtare dhe ndërkombëtare, ky thotë që që jam garant. Ndërkohë që ky duhet të ishte para drejtësisë. Pra i jep mesazhin drejtësisë se shiko, unë jam kërcënuesi. Unë jam ai që do të bëj çfarë të dua për juve, prandaj mos guxoni që të lëvizini gishtin kundra meje. Dhe çdo shqiptar i thjeshtë ka kuptuar që në këtë vend, drejtësia ka vdekur dhe reforma në drejtësi është një turp të përmendet më si nje element apo si një reformë. Është thjesht dhe vetëm një arkivol i drejtësisë, është atje ku drejtësia është varrosur përfundimisht dhe nuk ngrihet më për sa kohë është Edi Rama në pushtet. Dhe e rithënë ishte më e rëndësishme se sa 14 hunjtë e gardhit që prezantoi atje dhe shikuam reagimet e tyre në sallë, që ishin reagime secili me debil se tjetri. Ca që bënin si të dëshpëruar që emëroheshin e ca që bënin si të gëzuar. Pra një komedi defiçentësh që i tall Edi Rama në mënyrë të pamëshirshme….

Advertisement