Aktualitet
Zhduket 26-vjeçari/ Po mblidhte gështenja bashkë me nënën e tij, policia nis kërkimet
Një 26-vjeçar i cili kishte dalë në vendin e quajtur “Kamenicë”, për të mbledhur gështejna është zhdukur. Familjarët kanë raportuar humbjen e tij, pranë policisë.
26-vjeçari ishte banues në Bajram Curr. Ai ka humbur gjatë kohës kur po mblidhte gështenja bashkë me nënën e tij. Policia ka nisur kërkimet mbi gjetjen e 26-vjeçarit, ndërsa ende nuk ka një informacion mbi gjetjen e tij.
“Sot, në Komisariatin e Policisë Tropojë, kanë kallëzuar familjarët e shtetasit F. T., 26 vjeç, banues në Bajram Curri, se dje, 26-vjeçari, gjatë kohës që ka qenë duke mbledhur gështenja bashkë me nënën e tij, në vendin e quajtur “Kamenicë”, është larguar dhe ka humbur kontaktet me të”, njoftoi sot policia.