✦
Thinking ...
Connect with us

Politike

Me Berishën PD nuk fiton, pa Berishën PD shpërbëhet, Berisha edhe zgjidhje edhe problem

Partia Demokratike zgjodhi të rebelohej dhe të tentonte të bllokonte seancën e fundit parlamentare për këtë vit.

Pjesë nga debati:

Nikoll Lesi: Sipas meje të dy bashkë Rama dhe Berisha janë në marrëveshje të fshehtë për të mbajtur pushtetet. Doktorit i erdhi zogu në dorë të çështja e zv.kryeministres se i fluturon elektorati. Ti je djalë i mirë në PD po nuk janë të gjithë si ti. Do ndryshojnë Kushtetutën, edhe disa gjëra të tjera bashkërisht. Janë në një marrëveshje ekselente. Me doktor Berishën kryetar i PD, Rama fiton.

Lisander Hoxha: Çfarë provash ke ti? Për çfarë e bënë Bërisha këtë?

Lesi: Me Berishën nuk fitoni dot por pa Berishën PD shpërbëhët. Berisha edhe zgjidhje edhe problem.

Hoxha: Berisha është zgjidhje. Ka mekanizma plot. Rama duhet të shkojë në drejtësi. Mekanizmi politik si do funksionon PD është tjetër gjë.

Advertisement