Politike
Edi Rama me parimin e Makiavelit, nuk ka nevojë të të duan, rëndësi ka të të kenë frikën
Gazetari Enton Abilekaj komentoindryshimet e propozuara nga Edi Rama në Kodin e Procedurës Penale. Ai shpjegoi se këto ndryshime lidhen me sjelljen e SPAK-ut dhe me mënyrën se si qeveria po menaxhon drejtësinë dhe pushtetin.
Gjatë bisedës me moderatoren Armela Ferko, Abilekaj tha se ndryshimet e Kodit Penal reflektojnë një strategji të qeverisjes nëpërmjet frikës. Ai argumentoi se kur SPAK-u funksiononte sipas interesave të kryeministrit, Rama paraqitej si mbështetës i reformës në drejtësi. Megjithatë, kur SPAK-u nuk kontrollohet nga qeveria, Abilekaj tha se Rama ka ndërmarrë veprime për të ruajtur kontrollin e pushtetit dhe interesat e veta.
‘Mendoj që ky ndryshim qëndrimi vjen për shumë arsye. Arsyeja e parë dhe kryesore është që ka dy sjellje të SPAK-ut që kanë detyruar të ketë dy sjellje të Ramës. Pra, kur kishte një sjellje të SPAK-ut e cila ishte sipas Ramës, si një sjellje që kontrollohej nga Rama, ë dhe kur arrestimet ishin të kontrolluara, merreshin me lejet e kryeministrit, ose urdhëroheshin nga kryeministri, atëherë zoti Rama tregonte ë këtë pjesën pro reformës në drejtësi, sillej si një ë ë themelues i reformës në drejtësi, që që ka bërë një reformë që 100 vjet nuk e ka njohur kurrë Shqipëria, që nga koha e Ismail Qemalit në qoftë se ju kujtohet.
Pra, shtirej si njeriu që ishte i interesuar për të bërë shtetin. Sepse shtetin e kontrollonte. Ose çdo segment të shtetit e kontrollonte. Ë, ndërsa sot, kur sapo SPAK-u që nga nëntori i vitit të kaluar dhe deri sot kur SPAK-u nuk është më, tregoi që nuk, ka një segment që nuk e kontrollon ai, atëherë zoti Rama ka filluar të marrë masat, të heqë maskën e shtetarit, të heqë maskën e ë atij qeveritarit të pakorruptuar që dorëzon gjithkënd që që ha dardha, mollë, fruta dhe perime pas kurrizit të tij dhe të mbrojë bandën, të mbrojë pjesën e vet dhe njerëzit e vet.
Të mbrojë interesat e veta sepse dosja e parë që ka shkuar në SPAK në nëntor, që është dosja e Llallës ose dosja Balluku ku u përfshin pastaj më vonë edhe ë këto lotet e unazës, në fakt është dosja e Edi Ramës sepse tregon se si ë bisedat përpara se të bëheshin tenderi, bisedat e biznesmenëve bëheshin me Edi Ramën.
Urdhrat i jepte Edi Rama dhe ministria dhe drejtoritë përkatëse vetëm zbatonin urdhrat e tij, apo jo? Ë kështu që kjo e nxori skenarin nga, doli jashtë skenarit dhe e detyroi Edi Ramën të dalë jashtë skenarit, e detyroi Edi Ramën të tregojë që po ai është një barrierë për drejtësinë kur drejtësia vjen tek ai. E tregoi Edi Ramën që jo, nuk është ky shtetari që do, që ka bërë reformën në drejtësi, tregoi, nuk është ky njeriu që njerëzit duhet të kenë besim, por ky është njeriu që njerëzit që ka pushtetin, që bën çfarë të dojë dhe që këta vërtet nuk mund ta duan dhe ta besojnë si njeriu që ka bërë, po bën drejtësinë, si qytetarin që do të vërë ë në, shtetin, të krijojë shtetin shqiptar e të vërë në shinë, në shina, por si ë autokratin të cilit duhet t’i kenë frikën. Pra, ai sot po luan me këtë, me fuqinë që i ka dhënë pushteti që ka marrë në 11 maj dhe më parë, në mënyra që ne i dimë, ë për të, me parimin e Makiavelit, nuk ka nevojë të të duan, rëndësi ka të të kenë frikën.
Ky është ndryshimi besoj unë që i është bërë Ramës dhe kjo është arsyeja kryesore që ai i është drejtuar SPAK-ut. Sigurisht që ka dhe arsye të tjera, por të gjitha lidhen me frikën, me qeverisjen nëpërmjet frikës.
Kjo është, qeverisja nëpërmjet frikës është ajo që reflektohet sot nëpër protesta. Pra, ai që dikur protestave të opozitës u nxirrte police gra dhe vajza në rreshtin e parë dhe nuk i shkonte mendja të përdorte mjetet represive, gaz lotsjellës edhe ujë e të tjera e të tjera.
Sot godet me të gjitha mjetet dhe me gaz të skaduar opozitën. Godet, rreh deputetin në mes të sheshit. Arreston minorenët, keqtrajton çdo opozitar, godet me plumba gome. E ka kuptuar që nuk e beson më njeri dhe zgjedhja e vetme për ta, për ta, për të qëndruar në pushtet është frika.’, u shpreh ndër të tjera Enton Abilekaj