Connect with us

Kosova

TAKIMI NE WASHINGTON, VLERESOHET OSMANI

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka njoftuar se e ka falënderuar presidenten Vjosa Osmani për kontributin që Kosova pritet ta japë në Forcën Ndërkombëtare të Stabilizimit në Gaza.
“U takova me presidenten Vjosa Osmani dhe e falënderova atë, si dhe popullin e Kosovës, për përkushtimin e tyre ndaj paqes dhe stabilitetit, duke qenë anëtarë themelues të Bordit të Paqes. Gjithashtu e falënderova Presidenten Osmani për kontributin e saj në Forcën Ndërkombëtare të Stabilizimit në Gazë”, ka shkruar Rubio në rrjetin social ‘X’.
“U takova me Presidenten @VjosaOsmaniPRKS dhe e falënderova atë dhe popullin e Kosovës për angazhimin e tyre ndaj paqes dhe stabilitetit duke qenë anëtare themeluese e Bordit të Paqes. Gjithashtu falënderova Presidenten Osmani për kontributet e saj në Forcën Ndërkombëtare të Stabilizimit në Gaza. pic.twitter.com/iB3reNY10k
– Sekretari Marco Rubio (@SecRubio) 20 shkurt 2026”

Advertisement