Connect with us

Politike

BE heq sanksionet ndaj Kosovës/ Berisha: Goditje fatale për dyshen famëzezë Rama-Vuçiç

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka përshëndetur vendimin e Bashkimit Europian për heqjen e të gjitha sanksioneve ndaj Kosovës.

Në një reagim në rrjetet sociale, Berisha thekson se kjo është një arritje e rëndësishme për vendin dhe një goditje e merituar për “dyshen famëzeze të Ballkanit”, Edi Rama dhe Aleksandër Vuçiç, për qëndrimet e tyre armiqësore ndaj Kosovës.

Reagimi i plotë:

Një vendim i drejtë i BE-së për Kosovën.

 

 

Të dashur miq, Bashkimi Europian hoqi të gjitha sanksonet për Kosovën. Partia Demokratike përshëndet Kosovën për këtë arritje të re e të rëndësishme.

PD shton se ky vendim është një goditje e rëndë dhe e merituar për dyshen famëzezë të Ballkanit Rama – Vuçiç dhe qëndrimet e tyre armiqësore ndaj Kosovës!

Advertisement