Politike
Protesta e PD-së më 22 mars/ Ambasada e SHBA-ve në Tiranë mesazh paralajmërues
Partia Demokratike do të zhvillojë në Tiranë të dielën, më 22 mars 2026, në orën 18:00 protestën e saj të radhës.
Ambasada Amerikane në Tiranë ka lëshuar paralajmërim për qytetarët dhe stafin e saj.
Me anë të një njoftimi për mediet, Ambasada thotë se në orarin e protestës pritet që të ketë prezencë të shtuar policore dhe mundësi për ndërprerje të trafikut në zonë. Demonstrata mund të zgjerohet në rrugët dhe godinat përreth.
Ambasada Amerikane këshillon shmangien e zonës ku protestohet dhe që të ruhet siguria personale. Qytetarët amerikanë udhëzohen që të të ndjekin udhëzimet e autoriteteve lokale dhe mediat për informacionin më të fundit.
Njoftimi i plotë:
Ambasada Amerikane në Tiranë lëshon një paralajmërim për qytetarët dhe personelin e saj në lidhje me një demonstratë që pritet të mbahet të dielën, më 22 mars 2026, në orën 18:00. Demonstrata do të zhvillohet kryesisht përgjatë Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, ndërmjet Sheshit “Skënderbej” dhe Sheshit “Nënë Tereza”, me grumbullimin kryesor pranë ndërtesës së Kryeministrisë.
Autoritetet parashikojnë që protesta mund të zgjerohet në rrugët dhe godinat përreth, duke shkaktuar ndërprerje trafiku, rrugë të mbyllura dhe devijime të trafikut në zonë. Policia do të ketë prezencë të shtuar gjatë gjithë kohës për të menaxhuar situatën.
Ambasada këshillon qytetarët amerikanë që të shmangin zonën e protestës dhe të jenë të vëmendshëm ndaj mjedisit përreth. Ndër veprimet paraprake të rekomanduara janë:
Të shmanget pjesëmarrja në këtë demonstratë
Të jenë të vetëdijshëm për ambientin dhe të kufizojnë shpërqendrimet si përdorimi i telefonit apo kufjeve
Të ndjekin mediat lokale për informacionin më të fundit
Të kenë një plan emergjence ose një rrugë dalëse të qartë
Të ruajnë profil të ulët dhe të shmangin situata potencialisht të rrezikshme