Connect with us

Politike

Rama izoloi Shqipërinë/ Abilekaj: Jo rastësi që ndërkombëtarët po kthehen tek opozita

Qeveria shqiptare duket se ka hyrë në një kurs të hapur përplasjeje jo vetëm me sistemin e drejtësisë, por edhe me partnerët ndërkombëtarë, një situatë që po çon në një izolim në rritje të Tiranës zyrtare dhe një riorientim të diplomacisë perëndimore drejt opozitës.
Enton Abilekaj shprehet se qasja e qeverisë ndaj reformës në drejtësi nuk shihet si një rast i izoluar, por si fillimi i një “lufte” dhe një kursi të gjatë konfrontimi.
Ky kurs konfrontues, sipas Abilkejat, duket se po reflektohet edhe në marrëdhëniet me aleatët strategjikë, ndërsa shembull i fundit është dinamika e vërejtur gjatë vizitave në Gjermani.
Referuar panormës politike brenda vendit, kritikave dhe qëndrimeve të ashpra nga partnerët ndërkombëtarë, faktori ndërkombëtar për analistin, po e shohin opozitën si një aktor gjithnjë e më të rëndësishëm dhe si një alternativë të besueshme.
S’ka pse të ndryshojë më. Thotë ky ishte një rast i veçantë dhe vazhdon me BE-në. Jo, ai s’e thotë që ky është rast i veçantë. Përkundrazi, ky thotë, ai thotë ky është rasti fillestar. Pra, me këtë filluam luftën, përplasjen me drejtësinë. Me këtë filluam përplasjen e BE-në. Ai na paralajmëron që do ketë një kurs të gjatë përplasjeje. Dhe këtu është problemi. Kështu që, unë nuk besoj se ata e thanë, o Belindën, se, ja thanë dhe këtë, por nuk mbeten aty, sepse ata po shohin një njeri që ka vullnetin që drejtësinë ta izolojë, drejtësisë t’i tregojë vendin, ta vënë aty ku e kontrollon, ta vënë te ai cepi i ringut ku i bën çfarë të dojë.
Dhe ky besoj që është arsyeja kryesore dhe e vërtetë që ata sot, jo vetëm kanë izoluar Shqipërinë, vetëm i thanë Shqipërisë që nuk ka raport IBAR. Por ata shikojnë tani, ja shkon Peleshi në Gjermani, nuk merr PD-në. Që tregon panikun e madh që kanë ata, që nuk merr asnjë deputet të PD-së, merr dy deputetë të opozitës se s’kanë asnjë lidhje me opozitën më të madhe. Dhe shkojnë veç deputetët e PD-së dhe bëjnë takime më të rëndësishme se Peleshi. S’është rastësi sot, shkon Berisha bën takime të rëndësishme në atje në Bruksel në 50 vjetorin.
Pra, nuk është rastësi që ata tani sot po kthehen tek opozita dhe po e pranojnë ndryshe, pavarësisht marrëdhënieve të ngushta që kishte opozita. Dhe nuk është rastësi që të gjitha kontaktet e tyre janë tani direkt me SPAK-un. Kështu që unë besoj që ata po shohin një kurs këtu, i cili u konfirmua edhe me letrën e Frankfurter Allgemeine Zeitung, që Edi Rama me Vuçiçin të mbajnë peng gjithë Ballkanin Perëndimor, në qoftë se këta mbeten mbrapa. Rasti i Gjermanisë ishte rasti kur u përplasën dy delegacione. Shkon Peleshi pa opozitën, shkon dhe opozita.

Advertisement