Rajon
Rezultati i një feste të dehur ku Vuçiç dhe Orban mbytën hidhërimet e tyre
Aleksandar Vuçiç, presidenti i Serbisë, nuk thirri sic kishte njoftuar, një mbledhje të Këshillit të Sigurisë Kombëtare pas gjetjes së eksplozivëve në Kanjiža, brenda në territorin e Republikës së Serbisë, pranë infrastrukturës së gazit që lidh Serbinë dhe Hungarinë.
Bashkëbiseduesit e medis serbe Danas nga radhët e opozitës pajtohen në dyshimin se Vuçiç, në bashkëpunim me kryeministrin e Hungarisë, Viktor Orbán, e inskenuan dhe e falsifikuan këtë ngjarje për të ndihmuar udhëheqësin hungarez të qëndronte në pushtet, sepse kjo i përshtatet planit të tij të politikës së jashtme, dhe pikërisht para zgjedhjeve të mbajtura të dielën, më 12 prill në atë vend.
Sipas Biljana Stojković, profesoreshë në Universitetin e Beogradit dhe funksionare e Partisë Demokratike, që në fillim ky plan veprimi duket si “rezultat i një feste të dehur ku dy miq, Aleksandar Vučić dhe Viktor Orban, i mbytën hidhërimet e tyre teksa jane prane rrëzimit nga pushteti”.
“Kaq të dehur, ata hartuan një plan për të shpëtuar lëkurën e tyre duke i futur luftërat botërore në historitë e tyre të vogla dhe duke imagjinuar se janë lojtarë të mëdhenj botërorë. Ndoshta të paktën njëri prej tyre, pasi u zgjua, e kuptoi se plani ishte budalla, por nuk mund të hiqte dorë, sepse fjala e një miku nuk thyhet” – deklaroi Stojkoviç