Kosova
Mediumi gjerman: Sondazhet e fundit alarmojnë Vuçiçin, ka frikë se përfundon si Orbani
Mediat e huaja po i kushtojnë vëmendje të shtuar situatës politike në Serbi, duke theksuar se presidenti Aleksandar Vuciq po shfaq shenja nervozizmi pas zhvillimeve në Hungari dhe humbjes së Viktor Orbán.
Sipas mediave ne Gjermani, opozita serbe po kërkon më shumë mbështetje nga Berlini dhe Brukseli, ndërsa paralajmëron për një “skenar hungarez” që mund të përsëritet edhe në Serbi.
Artikulli, i cituar nga Deutsche Welle, nënvizon se Vuçiq mund të jetë i shqetësuar nga rënia e aleatit të tij politik në rajon.
Politikani opozitar Aleksandar Kavciq deklaroi se Bashkimi Evropian nuk po i jep opozitës serbe të njëjtin mbështetje që i është dhënë forcave opozitare në Hungari. Ai shtoi se brenda Gjermanisë ekziston hezitim për shkak të interesave ekonomike dhe frikës nga destabiliteti në rast të rënies së Vuçiqit.
Megjithatë, sipas mediave gjermane, pikërisht korrupsioni dhe presioni ndaj opozitës janë faktorët që po krijojnë pasiguri në vend.
Analiza thekson se një pjesë e politikanëve të Unionit Demokristian gjerman (CDU/CSU) mbajnë ende kontakte të afërta me Vuçiqin, ndërsa brenda European People’s Party (EPP) ka përçarje nëse partia e tij duhet të përjashtohet. Disa vende të BE-së kërkojnë masa më të ashpra, ndërsa të tjera preferojnë vazhdimin e dialogut.
Nga ana tjetër, zëra kritikë po shtohen. Eurodeputeti holandez Thijs Reuten vlerëson se Vuçiq është “nervoz” pas zhvillimeve në Hungari. Ndërkohë, komisionerja për zgjerim Marta Kos ka paralajmëruar mundësinë e ngrirjes së fondeve për Serbinë nëse nuk përmbushen standardet për sundimin e ligjit dhe lirinë e medias.
Sipas raportimeve, presidenti serb mund të shpallë zgjedhje të parakohshme për të kapur të papërgatitur opozitën dhe lëvizjet studentore.
Ndërkohë, sipas mediumit sinjalet nga terreni nuk janë në favor të tij: sondazhet e fundit tregojnë rënie të dukshme të mbështetjes për Vuçiqin, duke rritur frikën e tij për një skenar të ngjashëm me atë hungarez.