Connect with us

Politike

Ish-ministri socialist i financave feston 70-vjetorin, Peleshi dhe Skënder Gjinushi prezent

Një atmosferë festive dhe mjaft elegante ka shoqëruar mbrëmjen e organizuar në ambientet e “Plazza”, ku ish-ministri i Financave, Anastas Angjeli, ka festuar 70-vjetorin e lindjes.

Në këtë organizim nuk kanë munguar figura të njohura të politikës, akademisë dhe jetës publike në vend. Mes të ftuarve ishin edhe kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, si dhe kreu i Akademisë së Shkencave, Skënder Gjinushi. Po ashtu të ftuar kanë qenë edhe Toni Gou, analisti Arjan Curri, ish-politikani Luan Rama, Namik Dokle, si dhe Musa Ulqini.

Mbrëmja është karakterizuar nga një atmosferë e ngrohtë dhe emocionuese, ku miq, kolegë dhe bashkëpunëtorë të hershëm kanë vlerësuar figurën dhe kontributin e Angjelit ndër vite, veçanërisht në fushën e ekonomisë dhe financave publike. Kërcimet, muzika dhe momente mjaft miqësore kanë shoqëruar festën e jashtëzakonshme.

Anastas Angjeli ka lënë gjurmë të rëndësishme në politikë, teksa ka mbajtur postin e ministrit të Financave në periudha të rëndësishme për ekonominë shqiptare. Të pranishmit kanë vlerësuar profesionalizmin dhe eksperiencën e tij, duke e cilësuar si një prej ministrave që pati sukses në drejtimin e financave të vendit.

Ish-ministri socialist i financave feston 70-vjetorin, mes të ftuarve

Ish-ministri socialist i financave feston 70-vjetorin, mes të ftuarve

Advertisement