Connect with us

Kronike

U përplas tragjikisht për VDEKJE/ Kush ishte 19-vjeçari shqiptar që iu “prenë” ëndrrat në mes

Personi që shihni në foton e mësipërme është Klevis Kalliu, 19-vjeçari shqiptar i cili humbib jetën në mnëyrë tragjike mbrëmjen e kaluar në një aksident tragjik në zonën e Monopolit në Itali.

Kujtoojmë se sipas raportimit të mediave vendase, mjeti tip “Mercedes” me të cilin udhëtonte 19-vjeçari Klevis Kalliu është përplasur me një “Toyota Auris”.

I riu në momentin e aksidentit ndodhej sediljen e pasme të një automjeti tip “Mercedes-Benz”, i cili u përplas fuqishëm me një mjet tjetër tip “Toyota”, që drejtohej nga një grua.

Si pasojë e përplasjes së fortë, të dy automjetet dolën nga kontrolli, duke goditur edhe disa mjete të tjera të parkuara pranë zonës së aksidentit.

Menjëherë në vendngjarje mbërritën ekipet e emergjencës, të cilat transportuan me urgjencë 19-vjeçarin drejt spitalit. Megjithatë, për shkak të plagëve të rënda, ai nuk mundi t’u mbijetojë dëmtimeve dhe ndërroi jetë sapo mbërriti në spital.

Nga aksidenti mbetën të plagosur lehtë edhe drejtuesja e automjetit “Toyota”, si dhe një tjetër pasagjer që ndodhej në “Mercedes-Benz”.

Advertisement