Connect with us

Kronike

“Ajo po bërtiste se po vdiste”/ Momentet e fundit të shqiptares që ra në pusetë në Manhattan

Një grua ka humbur jetën në New York City pasi ra në një pusetë të hapur mirëmbajtjeje në zonën e Fifth Avenue, bëri të ditur policia amerikane.

Sipas autoriteteve, ngjarja ndodhi pak para mesnatës së të hënës, kur efektivët iu përgjigjën një telefonate emergjente në Manhattan dhe gjetën gruan pa ndjenja në fund të pusetës, rreth tre metra të thellë.

Sipas dëshmitarëve, shqiptarja kishte dalë nga makina e saj dhe vetëm pak sekonda më vonë u ra në një pusetë elektrike të hapur, rreth 3 metra të thellë, që i përkiste kompanisë Con Edison.

“E mbylli derën e makinës dhe bëri një hap përpara. Papritur u zhduk”, deklaroi dëshmitari Carlton Wood për mediat amerikane.

Ai tregoi se disa qytetarë u përpoqën menjëherë ta ndihmonin gruan, ndërsa prisnin mbërritjen e ekipeve të emergjencës. Sipas tij, dikush solli edhe një shkallë të vogël, por thellësia e pusetës e bëri të pamundur nxjerrjen e saj.

“Ajo po bërtiste se po vdiste”, tha dëshmitari.

Një operacion i vështirë shpëtimi u organizua nga zjarrfikësit, të cilët përdorën shkallë për të hyrë në pusetë. Kur u nxor, Donike Gocaj ishte pa ndjenja dhe pa shenja jete. Ajo u transportua me urgjencë në spital, por fatkeqësisht kishte ndërruar jetë.

Viktima u identifikua si Donika Gocaj, 56 vjeçe, me origjinë shqiptare dhe banuese në Briarcliff Manor në shtetin e New York-ut. Ajo u transportua menjëherë në spital, por mjekët konfirmuan vdekjen e saj.

Një dëshmitar në vendin e ngjarjes deklaroi se kishte dëgjuar të bërtitura, ndërsa gruaja thoshte “po vdes”.

Kompania energjetike Con Edison deklaroi për mediat amerikane se, pas shqyrtimit të pamjeve filmike, dyshohet se kapaku i pusit ishte zhvendosur nga një kamion pak minuta para incidentit.

“Rreth 12 minuta më vonë, personi i përfshirë në incident parkoi automjetin pranë zonës,” deklaroi një zëdhënës i kompanisë për CBS.

Kompania shtoi se raste të tilla janë të rralla, por kapakët e puseteva mund të zhvendosen nga automjete të rënda.

Ndërkohë, familjarët e viktimës thanë për mediat se po përpiqen të kuptojnë se si mund të kishte ndodhur një tragjedi e tillë në një nga rrugët më të frekuentuara të qytetit.

Sipas familjarëve, në vendngjarje nuk kishte asnjë tabelë paralajmëruese apo barriera mbrojtëse rreth pusetës së hapur. Rregulloret e qytetit kërkojnë që pusetat të jenë të mbuluara ose të bllokuara qartë për të shmangur rreziqe të tilla. Avokati Christopher J. Gorayeb deklaroi se raste të tilla nuk janë të rralla në New York dhe se mbulesat duhet të jenë të siguruara në mënyrë që të mos lëvizin aksidentalisht.

Ndërkohë, kompania Con Edison bëri të ditur se nga pamjet e sigurisë dyshohet se kapaku i pusetës ishte zhvendosur pak minuta më herët nga kalimi i një kamioni të rëndë në rrugë. Sipas kompanisë, rreth 12 minuta më vonë viktima parkoi makinën pranë vendit ku ndodhi tragjedia.

“Po vdes”/ Shqiptarja bie në një pusetë në

Advertisement