Connect with us

Bota

Marrëveshja me Iranin është gati/ Trump: Kanë mbetur vetëm disa pika, por nuk janë çështje të mëdha

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar se Uashingtoni dhe Iran janë shumë pranë arritjes së një marrëveshjeje, ndërsa kanë mbetur vetëm disa çështje për t’u finalizuar.

Në një intervistë për NBC News, Trump u shpreh optimist për ecurinë e negociatave, duke theksuar se pengesat e mbetura nuk janë të natyrës së rëndësishme.

“Jemi shumë afër një marrëveshjeje. Ka disa pika që duhen finalizuar, por nuk janë çështje të mëdha”, deklaroi ai.

Presidenti amerikan përsëriti se, sipas tij, Teherani ka rënë dakord të mos zhvillojë apo sigurojë armë bërthamore, një nga pikat kryesore të diskutimeve mes palëve.

Trump zbuloi gjithashtu se ka kërkuar përfshirjen e një klauzole shtesë në marrëveshje, e cila do të ndalonte Iranin jo vetëm nga zhvillimi i armëve bërthamore, por edhe nga blerja apo sigurimi i tyre nga burime të tjera.

“Pyetja ime ishte: çfarë ndodh nëse ata nuk i zhvillojnë vetë, por shkojnë dhe i blejnë? Doja që marrëveshja të përfshinte formulimin ‘nëse i blejnë ose i sigurojnë ato’”, tha Trump.

Sipas kreut të Shtëpisë së Bardhë, pala iraniane fillimisht ka shfaqur rezerva ndaj këtij propozimi, por më pas ka pranuar formulimin e kërkuar nga SHBA.

Presidenti amerikan, Donald Trump kundërshtoi pohimin se kishte shkelur premtimin e tij të fushatës për t’i mbajtur Shtetet e Bashkuara larg çdo konflikti të ri ushtarak. Ai theksoi se nuk kishte premtuar që s do të kishte luftë.

“Epo, mirë. Para së gjithash, unë nuk garantova asnjë luftë. Pse do të kisha ndërtuar ushtrinë më të fortë në botë”, tha ai në një intervistë për emisionin “Meet the Press” të NBC-së.

Trump mbrojti përpjekjet e tij ushtarake në Venezuelë dhe Iran, duke thënë se ato nuk janë aq të gjata sa angazhimet e SHBA-së në Irak dhe Vietnam.

“Ne do të jemi atje për disa muaj. Dhe kërcënimi ka mbaruar kryesisht. Së shpejti, do të ketë mbaruar. Por nuk mund ta lini Iranin të ketë një armë bërthamore, përndryshe do t’ju ​​hedhin në erë”, tha Trump.

Advertisement