Connect with us

Aktualitet

Bibi kujdes me atë që po bën, shumë shpejt do mbetesh vetëm/ Trump zbulon çfarë i tha Netanyahut

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump ka zbuluar se ka paralajmëruar kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu të mos përshkallëzonte tensionet me Iranin në një konflikt të plotë ushtarak.

Në një intervistë për televizionin izraelit Channel 12, Trump tha se i kishte bërë të qartë Netanyahut rrezikun e izolimit ndërkombëtar në rast të një përshkallëzimi të mëtejshëm.

“I thashë Bibit të kishte kujdes me atë që po bënte, sepse shumë shpejt mund të mbetej i vetëm përballë Iranit”, deklaroi Trump.

Sipas raportit të Channel 12, gjatë një bisede telefonike, Trump i kërkoi Netanyahut të mos ndërmerrte sulme hakmarrëse ndaj Iranit pas sulmit të fundit me raketa kundër Izraelit. Biseda përfundoi pa një marrëveshje të qartë dhe, sipas raportimit, Netanyahu nuk e informoi presidentin amerikan për vendimin e tij përfundimtar.

Më pas, kryeministri izraelit zhvilloi konsultime me drejtuesit e sigurisë dhe mbrojtjes së Izraelit, përpara se të informonte Sekretarin amerikan të Shtetit, Marco Rubio, se kishte vendosur të godiste objektiva iraniane.

Trump pretendoi se administrata amerikane u njoftua vetëm në momentet e fundit.

“Izraelitët na dhanë një përditësim në një fazë shumë të vonë. Ata ishin tashmë në rrugën e tyre drejt Iranit”, tha ai, duke shtuar se kishte arritur të kufizonte shkallën e operacionit.

dhe Teheranit, i kishin kërkuar të ushtronte presion ndaj Izraelit për të ndalur sulmet dhe për t’i dhënë hapësirë diplomacisë.

Sipas Trump, Irani kishte sinjalizuar përmes kanaleve të komunikimit se nuk kishte ndërmend të kryente sulme të tjera ndaj Izraelit dhe kishte kërkuar ndërhyrjen amerikane për të ndalur operacionet izraelite.

Presidenti amerikan theksoi se mbetet i hapur ndaj një marrëveshjeje me Iranin dhe se beson se edhe Teherani është i interesuar për një zgjidhje diplomatike.

Nga ana tjetër, Netanyahu deklaroi se Izraeli nuk do të lejojë që Irani apo grupi Hezbollah të imponojnë një “paradigmë të re sigurie” për shtetin hebre.

“Izraeli ka të drejtën e plotë të mbrojë veten dhe do ta ushtrojë këtë të drejtë për aq kohë sa të jetë e nevojshme”, tha kryeministri izraelit.

Ai konfirmoi gjithashtu se ka qenë në kontakt të vazhdueshëm me Trumpin, duke theksuar bashkëpunimin mes dy vendeve në çështjet e sigurisë.

Në një intervistë të veçantë për Financial Times, Trump u shpreh se Netanyahu “nuk do të ketë zgjidhje tjetër” përveçse të pranojë një marrëveshje me Iranin nëse ajo arrihet.

Presidenti amerikan theksoi se vendimet përfundimtare mbi politikën amerikane ndaj Iranit i merr vetë administrata e tij dhe shtoi se sulmet e fundit nuk do të ndikojnë në vlerësimin e tij për një marrëveshje të mundshme.

Advertisement