Connect with us

Kronike

Momente paniku/ Tre automjete përfshihen zinxhir në aksident, raportohet për të plagosur

Një aksident me tre automjete është regjistruar pak më parë në aksin rrugor Pogradec-Lin. Nga përplasja ka mbetur i plagosur një person, i cili është dërguar menjëherë në spitalin e Pogradecit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Sipas të dhënave paraprake, gjendja e tij shëndetësore është jashtë rrezikut për jetën, me lëndime të lehta. Forcat e policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.

Advertisement