Connect with us

Politike

“I gjati është…”/ Berisha zbulon emrat e zyrtarëve socialistë që ishin në Aruba

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zbuluar emrat e zyrtarëve, që sipas tij, kanë qenë në takimin e Arubas, ku persona që tashmë janë nën hetim kanë diskutuar për çështje biznesi për investime në zonën e Vlorës.

Sipas Sali Berishës, nuk është zhvilluar një takim në Aruba, por disa të tillë, ndërsa sipas tij zyrtarët që kanë qenë pjesë e asaj tyreze janë Damian Gjiknuri, Olsi Rama dhe Engjëll Agaçi.

“Emrat që thuhet janë Damiani, që nuk ia mbajti të bënte betimin. Olsi, Rama i gjati. Rama e kanë edhe djemtë e Bales, por nuk janë ata. I gjati është Olsi, ose vetë Rama, atë s’mund ta them, por mesa di unë është Olsi dhe i treti është Engjëll Agaçi. E fundit, nuk ka një takim, por ka më shumë se një takim në Aruba. Dhe ora 600 mijë euro që është bërë për Edi Ramën, sipas dosjes belge”, tha Berisha jashtë parlamentit për gazetarët.

Edhe gjatë fjalës së tij në Parlament, Berisha sfidoi Gjiknurin, duke i thënë që të dalë të betohet në bibël që nuk ka qenë në takimin e Arubës.

“Me asnjë shpifje nuk e lan dot veten tënde. Damian, dil e bëj be këtu që nuk ke qenë. Dil betohu këtu që nuk ke qenë në Aruba. Tani, në qoftë se ti thua nuk kam qenë, dil bëj be këtu në Bibël, betohu, vëre këtu Biblën dhe lahu para shqiptarëve. Laju para shqiptarëve, bëj be. Po nuk bën dot be. Dil, provoje. Hajde, provoje. Kërkoji atij që t’i publikojë për të vërtetuar që nuk je ti. Kërkoni t’i publikojmë, nuk kërkoni dot, nuk u lejon Edi Rama”, tha Sali Berisha.

Pjesë nga deklarimet e Berishës

Kjo tani, më falni edhe një tjetër.
Siç ua thashë pardje në parlament, në një akt çnjerëzor po e quaj, Altin Dumani, Arben Kraja dhe Enkeleda Millonai, në akuzën ndaj Sali Berishës, botuan emrat e tre fëmijëve me autizëm. Imagjinonise çfarë goditje është për ato nëna heroina. Që rrisin, se ju po të hyni në botën e tyre, nuk ka gra më heroike se gruan, nënën që merret me riaftësimin e fëmijës me autizëm. Është një sagë heroike e jashtëzakonshme.
Dhe këta shpirtzinj, Altin Dumani publikon emrat e tre fëmijëve, të cilët, familjet, që absolutisht janë të panjohura, ia u paguanin fëmijët e mi trajtimin në qendrën rajonale. Siç bënin shumë njerëz të tjerë. Këta paguanin tre, të tjerë paguanin më radhë, është në kuadrin e bamirësisë.
Dhe këto tani, e quajtën këtë korrupsion, sepse aty drejtuese është bashkëshortja ime që prej 20 vitesh punon pa asnjë shpërblim, punon vullnetarisht për dëshirën e vet.
Ky ishte konflikti i interesit sepse në atë qendër këta paguanin fëmijë të familjeve për trajtimin në atë qendër. Imagjinoni që ato rroga përdoren për personelin, aty ka personel, ka logopedë, ka specialistë të gjitha fushave që i trajtojnë ata fëmijë. Dhe është një mrekulli e vërtetë nga ana e trajtimit.
Tani, këta fshehin qeveritarët e Arubës, të cilët i kanë me fotografi, i kanë me video.
Vetëm kaq t’u them unë ju. Të dhënat mbi takimet e kryera nga ana e tyre me përfaqësues, funksionarë të lartë shtetërorë të shtetit në Aruba, përmenden këtu: Takimet e vëzhguara në janar-shkurt- se nuk është një takim, ta dini, në Aruba është më shumë se një takim- në janar-shkurt të 2019-ës, të cituara në vendimin e gjykatës. Tjetra, dhe kur i thashë unë Damianit dil e bëj be këtu në Bibël, që s’kam qenë, u zhduk ai.

Jemi shtet laik, zoti Berisha.

Sali Berisha: Jo po, atij po t’i thuash Kushtetutë, ata Kushtetutën e kanë letër të djegur. Thashë Bibël se ai bën ca rite. Ky ka qenë në malin Atos. E kam parë që qenë në malin Atos, prandaj i thashë i kanë ngelur ato besimet e ritet…

Nga qytetari dixhital keni informacione kush janë zyrtarët që kanë qenë në Aruba?

Sali Berisha: Po, ua them unë, prisni edhe një herë tani. Më poshtë: Sipas provave të pjesëve të paraqitura, këto takime duket se kanë të bëjnë me projekte pasurish të paluajtshme në Shqipëri. U provua kjo, të tilla janë. Potencialisht të financuara me fonde të paligjshme, u provua kjo.
Me mbështetjen e autoriteteve politike. Ja pra.
Pra, emrat e tre fëmijëve me autizëm, se janë sponsorizuar nga fëmijët e mi, bëhen publikë, që përbën një shkelje më të rëndën që mund të bëhet ndaj një fëmije.
Emrat e qeveritarëve kriminelë që kanë shkuar dhe kanë firmosur marrëveshje me trafikantët, i mban të fshehta sepse janë njerëzit e Edi Ramës.
Sepse këta emra që janë, thuhet: Damiani, që s’ia mbajti të bëjë betimin. S’ia mbajti! Po të dilte ai! Të dilte po të donte! Po tha, janë emrat e familjarëve… të dilte po të donte, ai ka nxjerrë emrat e fëmijëve autikë…
Pra Damiani, dhe është Olsi… ai Rama i gjati… Rama e kanë dhe atë djalin e Balës, po nuk janë të gjatë. Djemtë e Balës s’kanë rastisë të gjatë. Dihet… ata që i njohin.
Pra i gjati është Olsi. Ose vetë Rama, këtë s’mund ta them. Po me sa di unë është Olsi. Dhe i treti është Engjëll Agaçi.
Dhe e fundit, nuk ka një takim, ka më shumë se një takim në Aruba.
Dhe ora ora 600 mijë eurosh.
Ora 600 mijë euroështë bërë për Edi Ramën, sipas dosjeve belge. Po asnjë fjalë. Pra kjo është e tëra.

Zoti Berisha, për shkak se nuk ua pranuan të ndryshonin rendin e ditës në parlament dhe u larguat grupi parlamentar i Partisë Demokratike, a do merrni pjesë në votim edhe për amnistinë penale?

Sali Berisha: Jo, ne nuk votojmë amnistinë. Ne nuk kemi asgjë tjetër në rend dite përveç çështjen e kërkesave të protestave. Për ne, rendi i ditës është vetëm një, kërkesat e protestuesve.

Advertisement