Kronike
Pjesë e grupit kriminal të Luçiano Koçekut, vetëdorëzohet Erjon Rama, nipi i ‘Mirit të Xhikes’
Erjon Rama, një nga personat e akuzuar si pjesë e grupit kriminal të Luçiano Kuçekut është vetëdorëzuar këtë të enjte. Ndaj tij ishte lëshuar masë “arrest në shtëpi”, ndërkohë që vetëdorëzimi ka ndodhur sot në Tiranë.
SPAK lëshoi masa sigurie ‘arrest me burg’ për dy vëllezërit Erjon dhe Adrian Rama, në kuadër të operacionit u zhvillua për goditjen e grupit të strukturuar kriminal që drejtohet nga Luçiano dhe Abedin Koçeku. Dy vëllezërit Rama janë nipat e “Mirit të Xhikes” ose Fatmir Ramës, i vrarë në vitin 2003 në biznesin e tij “Kartodrom 2000”. Ata dyshohet se pastronin paratë e grupit kriminal.
Pasuritë e sekuestruara të Erjon dhe Adrian Ramës:
7 Vila në Palasë të shitura nga Erjon dhe Adrian Rama, dhe 1.626.000 euro të përfituara nga shitja e tyre, të gjenduar në llogaritë e Erjon dhe Adrian Rama. 9 llogari bankare të Erjon Ramës. 21 llogari bankare të Ardian Ramës. Një pasuri në Sallmone, Shijak dhe 58 mln lekë për shitjen e saj në llogaritë e Ardian Ramës. Tre llogari të kompanisë Kryeon.83 të Adrian Ramës. 2 vila në Rolling Hills të Ardian Ramës. Truall në Sarandë. 3 vila dhe dy apartamente në Jalë dhe kompania Kryon.83 me seli në Tiranë dhe Prishtinë.
Fatmir Rama u ekzekutua së bashku me dy persona të tjerë teksa ndodhej në një nga tavolinat e e restorantit të katit të parë të kompleksit “Kartodrom 2000”, të ndodhur në periferi të qytetit të Tiranës dhe në afërsi të fshatit Lundër. Rreth orës 20:00, dy persona të maskuar janë afruar me shpejtësi dhe pa rënë në sy në pjesën e jashtme të lokalit kanë filluar të qëllojnë me armë në drejtim të tavolinës ku ishin ulur personat e mësipërm.