Connect with us

Kronike

Ngjarja tragjike/ 19-vjeçari shqiptar humb jetën në ditëlindjen e tij

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Itali, ku një shqiptar ka ndërruar jetë. Raportohet se viktima është 19-vjeçari Dion E., i cili ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra në një aksident të rëndë.

Mësohet se i riu ishte nisur së bashku me familjen nga Franca drejt Kosovës për të kaluar pushimet verore dhe për të festuar ditëlindjen në vendlindje. Gjatë udhëtimit, në afërsi të Milanos, automjeti që drejtohej nga 19-vjeçari u përfshi në një aksident me një veturë tjetër.

Ai u transportua me urgjencë në një spital të zonës, ku për disa ditë luftoi për jetën nën kujdesin e mjekëve. Megjithatë, pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor, Dion E. nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të rënda. Ai ndërroi jetë më 24 korrik, pikërisht në ditën kur mbushi 19 vjeç, në praninë e prindërve të tij.

Lajmi për vdekjen e tij ka pikëlluar familjarët dhe miqtë, të cilët e kujtojnë Dionin si një djalë të urtë, punëtor dhe të respektuar. Ai jetonte dhe punonte në Francë së bashku me prindërit, ndërsa kthimi në Kosovë për pushime u shndërrua në një tragjedi të rëndë për familjen e tij.

Advertisement