Aktualitet
Pushime të lira në Europë, Tirana renditet e para: Shpenzon më pak se 100 euro në ditë
Me hotele me tre yje që kushtojnë mesatarisht 32 euro për person dhe birrë vendase me vetëm 1.50 euro, kryeqyteti shqiptar, Tirana, kryeson renditjen e qyteteve më ekonomike, shkruan Euronews.
Gjatë vitit të fundit, zakonet e udhëtimit kanë ndryshuar ndjeshëm. Udhëtimet me avion në distanca të gjata janë lënë disi mënjanë, edhe për shkak të rritjes së fortë të çmimeve të karburantit të avionëve.
Nëse megjithatë po mendoni të udhëtoni jashtë vendit në shtator, mund të zgjidhni mes 13 destinacioneve europiane për një city break.
Thomas Cook analizoi të dhënat e më shumë se 50 destinacioneve të njohura turistike, për të identifikuar qytetet që ofrojnë raportin më të mirë mes çmimit dhe asaj që merr turisti, me një buxhet nën 100 euro në ditë.
Në përllogaritje janë marrë parasysh kostot mesatare të hotelit me tre yje, një vakt në një restorant ekonomik, kafesë, transportit publik ditor dhe biletave për atraksionet turistike.
Tirana del e para
Sipas renditjes, nëse kërkoni të përfitoni sa më shumë nga buxheti juaj, Tirana është destinacioni ideal, me një kosto të përllogaritur prej vetëm 59 eurosh në ditë për person.
Një natë në një hotel me tre yje kushton mesatarisht 32 euro për person, një darkë në një restorant ekonomik rreth 8.50 euro, ndërsa një birrë vendase vetëm 1.50 euro.
Në vendin e dytë renditet Bukureshti, me një kosto të përgjithshme prej 66 eurosh në ditë. Një darkë kushton mesatarisht pak më shumë se 12 euro, ndërsa bileta ditore e autobusit rreth 1.50 euro.
Dy destinacione turke hyjnë në pesëshen e parë: Antalya, e treta së bashku me Varshavën, dhe Stambolli, në vendin e pestë. Në Stamboll, hotelet janë ndër më ekonomikët, me rreth 28 euro për person, ndërsa një vakt ekonomik kushton 8–9 euro.
Renditja
1. Tirana, Albania – €59
2. Bucharest, Romania – €66
3. Antalya, Türkiye – €78
4. Warsaw, Poland – €78
5. Istanbul, Türkiye – €82
6. Muğla, Türkiye – €87
7. Krakow, Poland – €87
8. Vilnius, Lithuania – €90
9. Frankfurt, Germany – €90
10. Lyon, France – €91
11. Tallinn, Estonia – €93
12. Heraklion, Greece – €99
13. Porto, Portugal – €100