✦
Thinking ...
Connect with us

Pinknews

Katerina Goga zbulon rikthimin me Arnold Damazetin: Më dërgoi një mesazh të gjatë, jemi paranormalë të dy

Katerina Goga ka zbuluar se marrëdhënia e saj me Arnold Damazetin ka marrë një tjetër kthesë, pas periudhës së tensioneve dhe distancës mes tyre.

Ajo tregoi se komunikimi me Arnoldin është rikthyer dhe se të dy janë pajtuar.

“Jemi pajtuar, ta them kështu”, u shpreh Katerina, duke konfirmuar afrimin e ri mes tyre.

Ajo tregoi se edhe gjatë periudhës së vështirë nuk e kishin ndërprerë plotësisht komunikimin. Sipas saj, Arnoldit i është dashur kohë për të kuptuar më mirë ndjenjat e tij dhe për t’i shprehur ato.

Një moment që duket se ka ndikuar në afrimin e tyre ka qenë një mesazh i gjatë që Arnoldi i ka dërguar Katerinës vetëm pak ditë më parë.

“Ai një herë shprehet, nuk shprehet kollaj”, rrëfeu ajo, duke treguar se në mesazhin e tij ai kishte reflektuar për marrëdhënien e tyre dhe për gjithçka që Katerina kishte kaluar, përfshirë sakrificat e saj për të sjellë në jetë vajzën e tyre.

Por ajo që zbuloi më tej Katerina tregon se mes tyre nuk bëhet fjalë vetëm për një komunikim më të mirë. Sipas saj, lidhja mes tyre është rikthyer.

Rrëfimi i saj vjen pak ditë pas intervistës së dhënë në “Prive By LS”, ku ajo kishte folur për historinë me Arnold Damazetin dhe çështjen e testit të ADN-së, e cila është diskutuar publikisht gjatë kësaj periudhe.

Sipas deklaratës së saj të fundit, testi ende nuk është kryer. Ndërkohë, raporti me Arnoldin duket se ka hyrë në një fazë tjetër, me komunikimin dhe afrimin mes tyre që tashmë janë rikthyer.

Advertisement