✦
Thinking ...
Connect with us

Politike

VON DER LEYEN NË TIRANË/ Protestuesit dalin para Kryeministrisë, raportohet për shoqërim

Qytetarë janë grumbulluar pasditen e sotme para Kryeministrisë, në kohën kur pritet takimi mes kryeministrit Edi Rama dhe Presidentes së Komisionit Europian, Ursula von der Leyen.

Protesta ishte paralajmëruar më herët nga një grup qytetarësh dhe aktivistësh, të cilët kanë bërë thirrje për pjesëmarrje para godinës së Kryeministrisë gjatë vizitës së zyrtares së lartë europiane në Tiranë.

Ndërkohë, sipas një videoje të publikuar nga aktivistja Arvina Lleshi, një qytetare e moshuar është shoqëruar nga efektivë të Policisë së Tiranës. Ky informacion vjen nga publikimi i aktivistes dhe nuk është shoqëruar në këtë fazë me një njoftim zyrtar të Policisë që të sqarojë rrethanat e shoqërimit.

Von der Leyen ka nisur sot turin e saj në Ballkanin Perëndimor, me ndalesën e parë në Tiranë, ku në axhendën zyrtare janë parashikuar takime me Presidentin Bajram Begaj dhe kryeministrin Edi Rama. Vizita lidhet me procesin e integrimit europian të vendeve të rajonit dhe hapat e mëtejshëm drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian.

Pas takimit me Ramën është parashikuar edhe një konferencë e përbashkët për shtyp, ndërsa protesta para Kryeministrisë zhvillohet paralelisht me aktivitetet zyrtare të vizitës.

Advertisement