Bota
Policia italiane arreston 19 persona për trafik ndërkombëtar të njerëzve
Ditën e sotme policia italiane ka arrestuar 19 persona, të dyshuar si të përfshirë në një rrjet ndërkombëtar të trafikut të njerëzve.
Policia tha se ata shpërbënë një organizatë kriminale që po sillte emigrantët nga Afganistani, Irani, Iraku dhe Pakistani në Itali dhe më pas në Evropën Veriore.
Hetimi, i udhëhequr nga prokurorët në Catania, Siçili, zbuloi një rrjet emigrantësh, të cilët përdornin anije të cilat i blinin ose i vidhnin për të transportuar emigrantë përmes Turqisë dhe Greqisë në Itali.
Disa nga emigrantët më pas udhëtonin në veri, me anë të mjeteve të cilat i përgatisnin ata. Të dyshuarit ishin kurdë irakianë, afganë dhe italianë, shtoi policia.
Bazat e pretenduara gjendeshin në Bari, në Milano dhe Torino si dhe në qytetin e Ventimiglia, afër kufirit francez, ku emigrantëve u jepeshin leje qëndrimi false.
Ndërkohë që ka disa rë dyshuar të cilët theksuan se falsifikuan kontrata pune në mënyrë që emigrantët të mund të aplikonin me sukses për leje për të qëndruar në Itali.
Hetimi filloi në vitin 2018, i shkaktuar nga mbërritja e 10 anijeve pranë qytetit lindor të Siçilisë.
Hetimi zbuloi aktivitetet e një rrjeti italianësh dhe të huajsh, shumica e këtyre të fundit mbanin leje qëndrimi të lëshuara për arsye të mbrojtjes ndërkombëtare, tha policia.