Politike
A ka ndërhyrë Greqia tek dosja Beleri? Dumani: Nuk ka shanse, i bindemi vetëm…
Kreu i SPAK Altin Dumani, u pyet nga deputetët nëse Greqia ka ndërhyrë për ҫështjen e dosjes së Fredi Belerit.
Përgjigja e Dumanit ishte: “I bindemi vetëm Kushtetutës së Shqipërisë. Asnjë shtet i huaj nuk ka shans të ndërhyjë në punën tonë”.
Opozita ka denoncuar se gjyqtarja Irena Gjoka, është ndaluar nga Greqia për të lëvizur në zonën Shengen, por sipas saj e ka fshehur.
“Nuk kam asnjë njoftim zyrtar për çështjen e gjyqtares Gjoka, verifikimin e figurës e bën Prokuroria e Përgjithshme”, tha Dumani.
Në fjalën e tij përpara Komisionit të Ligjeve, kërkoi mbrojtjen e familjarëve të tij dhe prokurorëve të SPAK-ut pasi janë të kërcënuar nga krimi.
“Janë kërcënuar prokurorët e SPAK-ut, kërcënimi ka ardhur nga krimi i organizuar. Ka një problematikë sa i takon mbrojtjes së familjarëve nga drejtuesit tek prokurorët ka një problematikë. Është një procedurë e gjatë, duhet të kesh prova”, tha ai.