Connect with us

Pinknews

‘Ai përshtatet me natyrën time’, Anxhela Peristeri flet për Luizin

    

Këngëtarja e dashur për publikun, Anxhela Peristeri, ishte sot e ftuar në emisionin “Live from Tirana”, ku ka folur për bashkëpunimin e saj të fundit me G-Banin. Ata kanë risjellë hitin e G-Banit të vitit 2006 me Crazy Girl, “Të dua”.

Por jo vetëm kaq, pasi Anxhela ka zbuluar edhe se si do të jetë ky sezon veror për të.

“Nuk bëj krahasime. Kënga “Habibi” që solla vjet në verë ka dalë në korrik, ka qenë e paplanifikuar. Këtë e kam nxjerrë që në maj, e kam hapur që në fillim sezonin. Jam nga ato që nuk i duroj xhirimet e videoklipeve. Por është diçka që duhet ta bëj, por e bëj me vështirësi. Por procesi i regjistrimit në studio më pëlqen shumë”, tha këngëtarja e njohur.

E pyetur se çfarë e bën një këngë hit, Peristeri u shpreh:

“Këngën e bën hit veçantia. Tregu është tejmbushur, këngëtarët janë bërë si fabrikë. Duhet të gjesh diçka të veçantë, një këngë të veçantë. Unë kam filluar të mos nxjerr shumë këngë. Dua të nxjerr këngë që të ngelin gjatë, jo thjesht për numër”.

Pjesë nga intervista:

Në fund të ditës, a mendon se ia vlen i gjithë mundi dhe lodhja?

Për sa kohë bëj atë që dua, ia vlen gjithmonë. Kam nxjerrë këngë që dua të nxjerr, jo që duhet të nxjerr.

A ke gabuar ndonjëherë në karrierë?

Jo.

Nga ana tjetër, ti ishe e pranishme edhe në “afterparty” që u bë për “Big Brother VIP” ku performove këngët e tua. Si tu dukën banorët e “Big Brother VIP” dhe kush po e shijonte më shumë kur po këndoje?

Efi, sepse e kisha përpara meje. Banorët ishin të gjithë aty përpara. I falënderoj sepse kanë qenë shumë mbështetës, i këndonin dhe i kërcenin këngët e mia. Nuk kam shumë njohuri për “Big Brother”. Kam filluar ta ndjek këto katër vitet e fundit. Showbiz-i zakonisht kështu është, puthu e shahu prapa krahëve. Ata që kanë qenë të vërtet me njëri-tjetrin do të vazhdojnë të jenë, ata që nuk kanë qenë nuk do të jenë.

Ti këndove gjithashtu dhe me Luizin dhe videoja bëri xhiron e rrjetit. A mendon të bësh një duet me të?

Kur kam qenë e ftuar në BBV, Luizi, Kristi, Maestro dhe Olta kanë qenë në burg dhe nuk ishin të pranishëm. Prandaj e këndova aty dhe Luizi u afrua ta këndonim bashkë. Dueti më pëlqeu shumë sepse ai përshtatet me natyrën time. Mendoj që do dëgjohej shumë bukur me zërat tanë, siç edhe ndodhi për aq sa zgjati. Nëse do të kishte një bashkëpunim mes meje dhe atij, do preferoja të ishte një baladë. Ai ka një zë shumë të ngrohtë dhe kjo do të na shkonte më shumë.

Do të kemi këngë të reja së shpejti?

Doja dhe një hit për verën, por nuk më ka ardhur diçka që të më ngrohë mjaftueshëm. Për momentin do mjaftohem me këtë me G-Bani, që do të mbulojë të tre muajt e verës. Më pas vjen një tjetër këngë në tetor

Pinknews

Trondit banori, shpreh hapur dëshirën për të bërë se*ks në ‘BBV’ (Video)

Gjatë një bisede të zhvilluar pasditen e sotme në ‘BBV3’ Liami ka habitur me deklaratën e tij.

Ai është shprehur se nëse partnerja e tij do të ishte me të në “BBV3” dhe të dy do ta shikonin të nevojshme do të kryente marrëdhënie seksuale poshtë jorganit para të gjithë shikuesve.

Sakaq në anën tjetër qëndron Juli i cili thotë se kjo gjë është bërë në format.

Liam: Nqs ajo femër më vjen këtu dhe unë e shikoj të nevojshme dhe unë dhe ajo për të bërë seks poshtë jorganit do e bëja.

Juli: Është bërë mor burrë.

Liam: Ja e paskan bërë thotë.

Continue Reading

Pinknews

Iva Tiço i jep fund beqarisë/ Publikohet fotoja me vellon e bardhë

Gazetarja e njohur Iva Tiço do i japë fund beqarisë ditën e sotme.

Lajmi është konfirmuar nga vetë Iva e cila ka publikuar në rrjetet sociale foto nga përgatitjet e ceremonisë martesore. Në foto vihen re detaje si ftesa e dasmës, data e kurorëzimit, ndërsa ende asgjë nga fustani i nusërisë apo vellos.

Ndonse deri më tani duket se Iva ka qenë mjaft diskrete, ne i urojmë Trashëgime!

1A94C228 4096 4BDE B2EB 9274540E92F2

Continue Reading

Pinknews

“Na çatë…”/ Egla shpërthen ndaj banorëve: Një tufë budallenjsh

Aktorja e Big Brother Vip 3, Egla Ceno, ka shpërthyer në ofendime ndaj banorëve, për shkak të një situate që ndodhi në pishinë

 

Teksa po relaksohej në pishinë, Meriton Mjekiqi është hedhur dhe nga ky veprim i tij, ajo është ka pirë ujin e pishinës

Kjo gjë e ka nervozuar tej mase Eglën, e cila ka shpërthyer në ofendime ndaj tij dhe banorëve të tjerqë, duke i cilësuar ‘një tufë budallenjsh’.

Debati:

Egla: Nuk u bëtë njerëz.. nuk u bëtë rob zoti! M’u hiq qafe, mos më fol fare

Meritoni: Të kërkoj ndjesë

Egla: Ik ere pir*hu me gjithë ndjesën tate. Na çatë menderen. Na janë mbledh një tufë budallenjsh, rob të trashë

Continue Reading

Pinknews

Ups! Xhensila Myrtezajn e kap syri i keq, rrëzohet në skenë (Pamjet)

Xhensila Myrtezaj, është një ndër zërat më të mirë të muzikës shqiptare së cilës mbrëmjen e djeshme i ka ndodhur në incident.

Teksa është ngjitur në skenën e një prej lokaleve të natës për të performuar, ajo është penguar dhe ka rënë në tokë.

Menjëherë është ngritur duke mos ‘e dhënë’ veten dhe shprehet: ‘Uroj të mos e keni kapur këtë!’

Teksa e ka ripostuar videon që është penguar Xhensila shkruan: Unë këtë e bëra kastile. Makthi i jetës u bë realitet.

Rikujtojmë që Xhensila ka qenë tepër e komentuar kohëve të fundit për ndarjen e saj me ish-bashkëshortin Bes Kallaku.

Continue Reading

Pinknews

Heidi dhe Romeo të përqafuar në shtrat/ Roza: Më pëlqejnë shumë!

Teksa Heidi dhe Romeo qëndrojnë të përqafuar në dhomën e gjumit, Roza është drejruar përballë kamerave dhe me zë të ulët, duke u siguruar që të mos dëgjohet nga çifti, shpreh se i pëlqen shumë!

Mirëpo marrëdhënia e saj mes Heidin nuk ka qenë shumë e mirë këto ditë për këtë arsye Roza tregon se nuk ka dëshirë ta shprehi pëlqimin e saj për çiftin dhe se mban qëndrim.

“Më pëlqen shumë dshnia, por jam mërzitur me Heidin. Nuk dua ta tregoj. Mbaj qëndrim. Sa bukur! Por jam mërzitur me Heidin dhe nuk dua ta tregoj.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING