Connect with us

Politike

Ajo që them unë, nuk është mendja ime, është një shtet i tërë që merret me këtë punë

Në zonën e Kombinatit, në Tiranë ka nisur prishja e 9 pallateve të vjetra me tulla silikat me dëmtime të nivelit DS5. Banorëve të larguar prej aty u është siguruar bonusi i qerasë, që do të vijojë deri në ditën kur do të marrin në dorëzim çelësat e apartamenteve të reja.
Në lagjen, e cila e po zbrazet gradualisht nga ngrehinat e vjetra ,ishte sot Kryeministri Edi Rama për të parë nga afër ndërhyrjet në objekt.
“Kemi filluar të prishim pallatin nr.152, kategoria DS5. Është një nga 9 pallatet e para që e ka lejen e prishjes dhe gjithë procedurat e ndërhyrjes. Të gjithë banorët kanë qënë bashkëpunues, përfshirë edhe këtë që ka bërë shtesën dhe e ka legalizuar më vonë. Shtesa është ngjitur me pallatin në mënyrë të pazgjidhshme. Atëherë do të duhet ta trajtojmë me strehim. Ka rënë gjysma e pallatit. Po të shikosh muret janë guri dhe themelet kanë qënë një sajesë. Kjo vërteton edhe atë që tha inxhinieri i Institutit të Ndërtimit, që me këto  mure, një tërmet tjetër nuk do i bënte ballë. Të gjithë banorët po trajtohen me bonusin e qerasë dhe janë sqaruar që do të vazhdojë bonusi deri ditën që do të marrin celësat e shtëpisë së re. Gjithë zona është rritur në vite. Kështu që këtu fitojmë një hapsirë për të gjithë këtë komunitet. Janë 9 pallatet e para që do të prishen, por në total janë 23. Për 9 të parat kemi emetuar lejen sipas të gjitha procedurave, me njoftimin dhe me gjithë dakordësinë. Do të vazhdojmë me nga 9 derisa të mbarojnë të gjitha”, – u shpreh Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj.
Një punë sqaruese është bërë edhe me banorët e zonës, të cilët në shumë raste kanë rënë pre e dezinformimeve të ndryshme. Për ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, e rëndësishme është që “të  sqarohen të gjithë, pasi shpeshherë edhe dezinformohen nga opozita edhe për problematika të tjera që kemi hasur. Bashkë me administratorin dhe të gjithë të tjerët që ndodhen në terren mundohemi që të sqarojmë të gjithë personat që janë prekur nga procesi i rindërtimit që si do të zhvillohet plani i ri, ku do të ndërtohen banesat e tyre, në cilin moment do të jenë të gatshëm për të firmosur kontratën mes Bashkisë së Tiranës dhe çdo familjeje.”
Kryeministri e vijoi inspektimin në një bllok tjetër pallatesh ku puna për prishjen do të fillojë javën e ardhshme. Ai bisedoi edhe me banorë të rastësishëm, të cilëve iu shpjegoi personalisht se si do të përfitojnë hapësirën e re.  “Ajo që them unë, nuk është mendja ime, është një shtet i tërë që merret me këtë punë. Kush ka biznes, do të marrë biznes. Nëse ke (x) metër katrorë farmaci, do marrësh (x) metër katrorë farmaci. Madje edhe ky (një banor) që ka bërë apartamentin biznes, nëse ka biznes do të marrë biznes. E ndërkohë të gjithë do të marrin me letra, me kontratë, me firmë, me vulë, edhe me penalitet. Pra, nëse unë të them si shtet ke kontratën dhe do të marrësh x metër katrorë në maj të 2022-it, për çdo muaj vonesë, shteti do të ketë penalitet. Nëse t’i je tre kurora në shtëpi, do të marrësh tre shtëpi,” – sqaroi për banorët Kryeministri.
Në zonën e  Kombinatit janë rreth 1600 familje që do të strehohen në apartamente të reja, jo vetëm më të bukura e më të sigurta se të vjetrat, po edhe në një lagje krejt të re me kushte optimale.​
Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politike

Përfundon me debate mbledhja e hetimorit të Shëndetësisë, PS refuzon kërkesat për informacion

Mbledhja e Komisionit Hetimor për koncesionet në Shëndetësi ka përfunduar mes debateve.

Pas rreth 3 orë mbledhje me debate, replika dhe polemika, mazhoranca edhe një herë tjetër ka refuzuar të kalojë kërkesat për informacion duke votuar kundër.

Anëtarët e mazhorancës po ashtu propozuan që votimi për kërkesat për informacion të shtyhen për në mbledhjen e radhës.

Mbledhja e radhës e komisionit hetimor do të zhvillohet ditën e enjte në orën 11:00.

 

 

Në komision u diskutua që palët të bien dakord për një draft të dakordësuar që të integrojë të dy draftet për planet e hetimit.Planin hetimor të PS, për Komisionin Hetimor të Shëndetësisë për koncesionet për Sterilizimin dhe Check Up, i cili do të dakordësohet me atë të propozuar më herët nga ana e opozitës së vendit

PS ka propozuar që hetimet të shtrihen nga viti 2009. PS deklaron se duhet të pyeten edhe Ministrat e Shëndetësisë që nga dhjetori i 2006 si dhe të gjithë ish- drejtuesit e QSUT që nga 1 tetor 2009.

Continue Reading

Politike

PS braktis Komisionin Hetimor për Shëndetësinë/ Plani i Socialistëve: Hetimet të nisin që nga 2009

Pas zhvillimit të katër mbledhjeve, Komisioni Hetimor për Shëndetësinë u mblodh gjatë ditës së sotme, pas dakordësisë së palëve për të kthyer punën në normalitet.

Në komision u diskutua që palët të bien dakord për një draft të dakordësuar që të integrojë të dy draftet për planet e hetimit. Balkanweb ka siguruar planin hetimor të PS, për Komisionin Hetimor të Shëndetësisë për koncesionet për Sterilizimin dhe Check Up, i cili do të dakordësohet me atë të propozuar më herët nga ana e opozitës së vendit.

PS ka propozuar që hetimet të shtrihen nga viti 2009. PS deklaron se duhet të pyeten edhe Ministrat e Shëndetësisë që nga dhjetori i 2006 si dhe të gjithë ish drejtuesit e QSUT që nga 1 tetor 2009.

Continue Reading

Politike

“Kujt i thua hileqar?”/ Vasili debat të ashpër me Ndrecën: Të të vij zor

Në Komisionin Hetimor për Koncesionet në Shëndetësi kanë vijuar debatet e ashpra mes anëtarëve.

Vasili i tha Ndrecës se vetëm ofendon dhe se përdori fjalën “hileqar”. Ndërsa, Ndreca nga ana e tij iu drejtua Vasilit, duke i thënë se në këtë mënyrë mund të drejtohej në një tjetër vend.

Albana Vokshi: Hilet i keni ju profesion. Do marr masa nëse iu ndërhyn kolegëve. Z Ndreca iu tërheq fjalën disa herë, mos bëj kokofoni këtu, nuk punon dot me konfliktin tënd të interesit, nuk mbulon dot abuzimet me koncesionet.

Plarent Ndreca: Keni proces-verbalin, që të shmangen lojërat e fjalëve. Lexoni proces-verbalin e seancës.

 

 

Edmond Spaho: Ndreca, turp të të vijë. Turp i madh që merremi me këto gjëra. Debati është kur flasin dëshmitarët, ju keni nisur sherre për çështje të thjeshta e formale.

Petrit Vasili: Ndreca, pse thua hileqar? Të të vijë zor.

Ndreca: Këto thuaji te familja jote.

Petrit Vasili: Ik mor andej.

Continue Reading

Politike

Myslim Murrizi “shpërthen” ndaj Metës: Për karrigen e pushtetit kanë lëpirë atë që kanë pështyrë

Ish-deputeti i PD-së, Myslim Murrizi foli rreth politikës shqiptare, ku më tepër u ndal tek Ilir Meta. Sipas tij Meta ka ditur të luajë fort dhe se për pushtetin ka lëvizur sa në anën e PD-së tek e PS-së.

Ndër të tjera shtoi se për karrigen e pushtetit kanë lëpirë atë që kanë pështyrë për njëri-tjetrin.

“Meta ka luajtur fort, është dashur vota e këtij që PD-ja të ishte në pushtet. Ka ditur të luajë fort. Për karrige dhe pushtet ka bërë një akrobaci që nuk ka pyetur nëse ka thyer shtyllën kurrizore.

Në 2011, 21 janari, po të isha unë në vend të Sali Berishës i kisha çuar Metën dhe i kisha thënë drejtësisë këtu e keni, nuk kishte nevojë për të pirë shishe vere. Një vit e gjysëm më pas ai i ktheu kurrizin PD-së dhe solli Ramën në pushtet.

Pastaj u zgjodh presidenti kur PD-ja ishte në çadër në protestë, Berisha e Basha. Pastaj filloi sherri me ortakët e rinj. Ka kapërcyer nga PD-ja tek PS-ja dhe anasjelltas. Këta ia kanë pasur nevojën falë mandateve. Këtë në 2008, Rama me Berishën, donin ta asgjësonin.

Por atë që nisën ta bënin e zmadhuan më tepër. Nga katër rriti numrin e deputetëve më tepër. Ka luajtur, sepse këta që kanë pasur nevojë për karrigen e pushtetit kanë lëpirë atë që kanë pështyrë për njëri-tjetrin”, tha ai në “Breaking”.

Continue Reading

Politike

Ilir Meta e akuzoi si të blerë nga Veliaj, i përgjigjet nënkryetari i partisë: Më nxirr provat

Endrit Braimllari ishte “koka e parë e prerë” nga ristrukturimi i Partisë së Lirisë i nisur së fundmi nga Ilir Meta. Ndaj tij janë hedhur akuza të rënda, e ndërsa Meta flet për “tradhti”, “flirte me qeverisë” apo “çimka”, Braimllari thotë se në këto deklarata nuk ka asgjë të vërtetë.

I ftuar në “Debat” në A2 CNN nga Alba Alishani, Braimllari u shpreh se ai nuk ka bashkëpunuar me Engjëll Agaçin apo Erion Veliajn, siç është akuzuar.

“Nëse Endrit Braimllari akuzohet si bashkëpunëtor i Engjëll Agaçit apo i Erjon Velisë, nxirrni faktet. Nuk kam bashkëpunuar, zero, zero bashkëpunim dhe koha do jetë dëshmitari më i mirë, jam produkt politik i LSI, nuk tradhtoj idealet e LSI”, tha ai.

Braimllari tregon se nuk është dakord me Metën me aksionin që ka ndërmarrë së fundmi.

“Ilir Meta mund të ketë të drejtë për çështjen e organizimit të Partisë, dhe nëse do ishte vetëm kjo gjë dhe unë do isha i pari që do jepja dorëheqjen, por unë mendoj që në një aksion politik nuk është përgjegjës vetëm për një person. 14 maji nuk është vetëm i im, nuk lejoj që të hidhet baltë mbi angazhimin tim politik”, shtoi Braimllari.

Megjithatë, ai ka një mesazh për kritikët që ka brenda partisë.

“Disa menduan që kam ikur nga PL, unë nuk iki, ato që gëzohen e kanë shumë gabim. Unë nuk jam për këtë funksionim”, përfundoi Braimllari.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING