Aktualitet
Aktiviteti fizik dhe palestra për zemrën, kardiologët: Më parë duhet bërë një konsultë
Mungesa e aktiviteti fizik dhe jeta sedentare shpesh shihen si shkaqet kryesore te rritjes së sëmundshmërisë. Raporti i fundit i INSTAT nxorri në pah se problemet kardiake renditen të parat në listën e sëmundjeve dhe vdekjet e shkaktuar prej tyre në popullatën shqiptare. Në këto kushte, mjekët kardiolog rekomandojnë përfshirjen e aktivitetit fizik në rutinën ditore për të mbrojtur zemrën.
Vitet e fundit është vënë re një trend në rritje i frekuentimit të palestrave. Mjeku thotë se duhet patur kujdes, dhe përpara nisjes së tyre të bëhet gjithmonë një konsultë për zemrën.
Mjekët kardiolog rekomandojnë paralelisht që me stilin e jetesës së shëndetshme të ketë edhe kontrrolle periodike të zemrës për të gjithë personat mbi 35 vjeç, për të parandaluar në këtë formë ngjarjet e papritura dhe fatale tek moshat e reja.