Connect with us

Pinknews

Angela Martini i jep fund martesës pas 7 vitesh

Angela Martini, modelja dhe ish-përfaqësuesja e Shqipërisë në garën botërore të bukurisë “Miss Universe”, ka vendosur t’i japë fund martesës së saj shtatëvjeçare me producentin hollivudian Drago Savulescu.

Sipas dokumenteve ligjore të siguruara nga TMZ, Martini ka dorëzuar kërkesën për divorc të enjten, duke përmendur “mospajtime të pakapërcyeshme” si arsyen zyrtare të ndarjes. Ajo ka shënuar datën 24 tetor si ditën e ndarjes përfundimtare nga bashkëshorti.

Çifti, i cili u martua në dhjetor të vitit 2017, ka një fëmijë trevjeçar, Kyree Martini Savulescu. Angela ka kërkuar kujdestari të përbashkët ligjore dhe fizike për djalin e tyre, si dhe mbështetje financiare nga Drago.

Savulescu, i njohur për angazhimet e tij si aktor dhe producent në Hollywood, ende nuk ka komentuar publikisht për ndarjen, teksa Angela vazhdon të mbajë fotografitë e përbashkëta me bashkëshortin në rrjetet e saj sociale.

Angela Martini u bë e njohur ndërkombëtarisht në vitin 2010, kur u kurorëzua “Miss Universe Albania” dhe përfaqësoi vendin në garën globale, duke u renditur e gjashta — rezultati më i lartë që një përfaqësuese shqiptare ka arritur ndonjëherë në këtë kompeticion.

Advertisement