Connect with us

Aktualitet

Arrestimi i zyrtarëve për korrupsion/ Gazetari: Sekuestroni paratë dhe pronat e tyre…

Gazetari i njohur Mentor Kikia ka reaguar pasi ish-zv.ministri i Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj, i akuzuar për aferën e “Sterilizimit”, është liruar nga qelitë e paraburgimit.

Në një postim në Facebook, Kikia shkruan se zyrtarët e lartë akuzohen vetëm për “shpërdorim detyre”, ndërkohë që kanë dosje për vjedhje dhe abuzime me kontrata me vlera qindra miliona euro.

Arrestohen dhe akuzohen vetëm për “shpërdorim detyre”, a thua se kanë lënë dritën e zyrës ndezur dhe kanë harxhuar energji elektrike. Dhe kur lirohen apo dënohen, dënohen me kohën e paraburgimit, nga 2-3 vjet,” shkruan ai.

Sipas gazetarit, të gjithë zyrtarët e korruptuar nuk duhet të futen në burg, por duhet t’u sekuestrohen paratë dhe pronat. Ai thekson se ky është dënimi më i drejtë për abuzuesit me fondet publike.

Postimi i Kikisë:

Po parate dhe pronat ku jane?

Abuzime dhe vjedhje permes kontratave koncensionare dhe tenderave, ne vlera dhjetra e qindra miliona Euro.

Arrestohen dhe akuzohen vetem per “shperdorim detyre”, a thua ka lene driten e zyres ndezur e harxhuan energjine elektrike.

Dhe ja kur lirohen, apo denohen me kohen e paraburgimit, me nga 2-3 vjet!

Po parate, pronat, hotelet, kullat, resortet, fermat qe ndertojne, perse nuk sekuestrohen?

Keto praktika vetem sa e stimulojne korrupsionin.

Sekuestrojuni parate dhe pronat dhe mos i fusni fare ne burg. Ky duhet te jete denimi me i forte dhe me i drejte per ata qe abuzojne fondet punlike.

Arrestimi i zyrtarëve të lartë për korrupsion, propozimi i
Advertisement