Connect with us

Politike

Berisha nuk e lëshon PD, deri kur të vdesë 150 vjeç/ Nikoll Lesi: Të hënën protestë e dhunshme

Partia Demokratike zgjodhi të rebelohej dhe të tentonte të bllokonte seancën e fundit parlamentare për këtë vit.

Nikoll Lesi komentoi tensionet në seancën e sotme, ndërsa u shpreh se PD nuk është e besueshme për elektoratin, dhe sipas tij kjo justifikon edhe numrin e pakët të demokratëve në protestat e opozitës.

“Me gjithë këto sulme nga SPAK në një vend demokratik qeveria do kishte rënë. Ne s’kemi opozitë. Një opozitë të besueshme që ta marri. Që të ketë një lloj entuziazmi. Sot ne e kemi parë protesta e doktorit me 150 veta. Nuk mbush me besim njerëzit. Kjo që ka ndodhur ne kushtet e Shqipërisë është disi e pranueshme.

Dyshoj si dreqi që nesër vazhdon kjo histori, të hënën do ketë protestë të dhunshme, nuk duhet por do jetë.  Aq sa ndjejë, nuk urojë. Po lajmërojnë edhe po thërriten edhe gardë”, u shpreh Lesi.

Advertisement