Politike
Berisha: Yuri Kim i ka kërkuar SPAK-ut arrestimin tim
Sali Berisha është shprehur se ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim i ka kërkuar SPAK që ta arrestonin, por sipas tij, nuk “iu plotësua dëshira”, sepse nuk ka asnjë provë që rëndon ndaj tij.
Ai vijoi akuzat duke thënë se Prokuroria e Posaçme është në shërbim të kryeministrit Edi Rama.
“Mbyllen çështje monstruoze, drejtësia sot është organizata më e kapur e këtij vendi”, tha ai.
Nga ana tjetër, nëse zyrtari i lartë amerikan Gabriel Escobar i mbylli çdo derë duke i thënë se edhe nëse fiton në zgjedhje, ‘Non Grata’ nuk i hiqet, Berisha e interpreton ndryshe këtë mesazh.
“Mesazhi i Escobar ishte se SHBA-të do bashkëpunojë me çdo force politike që fiton zgjedhjet”, deklaroi Berisha.
Më tej, u ndal çështja “McGonigal”, duke këmbëngulur që kryeministri Edi Rama është në hetim, edhe pse vetë SHBA ka deklaruar se marrëdhëniet me Shqipërinë janë në kulmin e tyre.