Connect with us

Politike

Braimllari jep dorëheqjen si nënkryetar i partisë

Pak orë pasi kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta akuzoi laraska dhe sufllaqexhinj që ishin kapur nga kryeministri Edi Rama brenda kësaj force politike, shënohet dorëheqja e parë.

Reagimi i plotë i Braimlllarit:

Jap dorëheqjen nga funksioni i Nën Kryetarit të Partisë së Lirisë.

Falenderoj të gjithë anëtarët e partisë për mbështetjen që më kanë dhënë në këto 19 vite.

Të nderuar anëtarë të Komitetit Drejtues Kombëtar, po ju drejtohem si institucioni i cili më ka zgjedhur në funksionin e nënkryetarit të Partisë së Lirisë. Me një pjesë prej jush jemi bashkë që prej 19 vitesh. Së bashku, kemi kaluar sfida dhe beteja të ndryshme, kohë të vështira dhe të mira por ajo që na ka bërë bashkë ka qenë bashkëpunimi, solidariteti dhe fryma e ekipit.

Gjej rastin të falenderoj gjithësecilin prej jush, çdo themelues dhe bashkëudhëtar të aksionit tonë politik.

Në këto 19 vite, koha për ne nuk kishte kuptim, orët dhe ditët iknin shpejt, në organizim, në takime dhe në fushatë. Jemi takuar herët në mëngjes, darkave vonë duke ndenjur netë të tëra pa gjumë për të çuar përpara çështjet tona themelore. Këto 19 vite kanë qenë një eksperiencë fantastike, ku u rritëm brenda strukturave të Lëvizjes Socialiste për Integrim. Ne u udhëhoqëm nga ndjenja dhe mendimi i të qenit një familje, ku në pjesën më të madhe sakrifikuam dhe qëndruam në ballë të çdo beteje.

Teksa shkruaja këtë letër, me erdhi në mendje dita e parë kur nisa angazhimin në Lëvizjen Socialiste për Integrim. Atë kohë isha një gjimnazist 16 vjeçar plot energji, pasion dhe ëndrra për të ardhmen. Sot, pas 19 vitesh jam baba i dy vajzave dhe tani arrij të kuptoj që e gjithë sakrifica jonë ka rënë mbi familjen dhe të gjithë ne i detyrohemi shumë asaj për mbështetjen e jashtëzakonshme.

Puna në këto 19 vite më ka njohur me shumë anëtarë dhe simpatizantë nga jugu në veri, nga lindja në perëndim dhe tek secili prej tyre kam ndjerë një angazhim maksimal ku ndryshe nga forcat e tjera politike ajo që na motivonte ishte energjia pozitive e ekipit dhe forca jonë e përbashkët për ti bërë ballë çdo beteje.

Gjatë 19 viteve kam ushtruar funksione të larta në parti.

Falenderoj kryetarin Ilir Meta për mundësinë e dhënë ndër vite.

Në të gjitha funksionet e mia jam udhëhequr nga fryma e bashkëpunimit, solidaritetit dhe meritokracisë. Kam vlerësuar punën në terren dhe komunikimin e përditshëm si një mundësi për të mbajtur kontaktet me gjithësecilin prej jush dhe për të ndarë sëbashku problemet tona të familjes politike por jo vetëm. Në shumë raste kam qenë ekuilibrues i problemeve tona të brendshme, me bindjen maksimale që në parti duhen të gjithë dhe partia është e të gjithëve.

Ndihem krenar, që si kryetar i forumit Rinor i dhamë jetë një aksioni ku me mijëra të rinj në të gjithë Shqipërinë e kthyem LRI-në në organizatën më të fortë rinore në vend dhe më gjerë. Puna jonë me rininë në të gjithë Shqipërinë na afroi më shumë me njëri tjetrin duke u bërë një strukturë solide.

Me kënaqësinë më të madhe them se sot shumë bashkëudhëtarë të forumit rinor vijojnë të japin kontributin e tyre në parti.

Në memorien time, viti 2008 ka qenë dhe do të jetë i paharruar pasi beteja për mbrotjen e Kushtetës ishte e drejtë. Së bashku me mijëra të rinj, na u desh të protestonim për ditë të tëra dhe të shpërndanim derë më derë, kauzën tonë të drejtë.

Viti 2017 për mua dhe për të gjithë ju, na përballi me një sfidë të vështirë, ku një pjesë zgjodhi pushtetin, ne vazhduam opozitën.

U përballëm në një betejë të fortë ekzistenciale për vendin, parlamentarizmin dhe vetë opozitën.

Aty qartazi, u treguan qëndrestarët e vërtetë që nuk panë interesin personal por u udhëhoqën nga interesi i përbashkët për të forcuar partinë në një opozitë të fortë,  duke treguar një bosht të fortë të qëndresës opozitare.

Në 6 vite, që kam mbajtur detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm të LSI, bashkë me shumë kolegë i dhamë ritëm partisë dhe opozitës duke u bërë një zë i fortë i mbrojtjes së interesit qytetar në Parlament dhe në rrugë. Kemi organizuar me qindra protesta kombëtare dhe lokale.

Nuk mund të harroj, mbi 10-tra protesta kombëtare, mbi dy vite protesta tek Unaza e Re, ku çdo ditë unë me disa kolegë u angazhuam personalisht në mbrojtje të banorëve. E paharruar për mua është protesta e banorëve të Kukësit ku me shumë kolegë u zhvendosëm atje në mbrotje të interesit qytetar, protesta në mbrotje të Teatrit Kombëtar ku u kthye në një betejë të vërtetë qytetare.

Nuk mund të harroj orët e panumërta, në komisariate policie, prokurori dhe gjykata në mbështetje të qytetarëve që besuan dhe u bashkuan me kauzën e opozitës dhe për këtë motiv dhunoheshin nga pushteti.

Për këtë përiudhë, dua të falenderoj Monika Kryemadhin e cila në detyrën e kryetares ishte në ballë të këtij aksioni dhe pse në momentet tona më të vështira, duke i dhënë zemër dhe ritëm aksionit tonë opozitarë.

Në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2021, mora përgjegjësinë e drejtuesit politik për Qarkun Korçë.

Rrethanat politike dhe jo politike e bën të pamundur marrjen e mandatit në këtë qark. Personalisht bëra maksimumin, dhashë të gjithë kontributin dhe eksperiencën time në një fushatë të papreçendent. Isha i pari në betej dhe në denoncimet e përditshme kundër abuzimi me pushtetin. Për mua ekipi është i pari. Sakrifica sublime e atyre që mbështetën LSI-në në qarkun e Korçës meritonte dhe do ta ketë gjithmonë mbështetjen time. Për mua dhe sot ajo fushatë vazhdon të ketë koston e saj, duke u endur dyerve të gjykatave mbi proçese gjyqi pa fund të nisura politikisht kundër meje nga kundërshtarët politik gjatë fushatës. Por unë ndihem krenar edhe sot që besova tek një ekip i ri, i cili nuk zhgënjeu dhe është premtues për të ardhmen.

Të nderuar anëtar të Komitetit Drejtues Kombëtar i gjendur në kushtet e pamundësisë për të kryer funksionin e nënkryetarit të partisë, për shkak të faktorëve të brendshëm kam vendosur të jap dorëheqjen nga ky funksion.

Po bëjë unë i pari disa hapa pasë për të treguar që për mua e rëndësishme është uniteti me njeri tjetrin.

Do të vazhdoj me përkushtimin maksimal angazhimin tim si i zgjedhur vendor në këshillin bashkiak të Tiranës për të qenë zëri i qytetarëve dhe për të mbrojtur të drejtat e tyre, për të krijuar shanse dhe mundësi për çdo qytetar të Tiranës.

Ju uroj suksese dhe punë të mbarë në rrugëtimin tonë të përbashkët!/

Politike

Surpriza nga avokati: S’ka hetim ndaj Metës! Dumanin e shau se…

Anëtari i kryesisë së Partisë së Lirisë, Genc Gjokutaj, në një live Skype, ka akuzuar SPAK se po sulmon opozitës “24 orë, në kundërshtim me ligjin”.

I pyetur nga Drejtori i përgjithshëm i informacionit Robert Rakipllari, se përse Ilir Meta zgjodhi të shpërthente ndaj SPAK në këto momente, duke cituar disa nga deklaratat që vetë ai ka bërë publikisht, Gjokutaj tha se ai para se të jetë politikan, është shtetas dhe familjar. Më tej ai shtoi se ndaj Metës nuk ka proces hetimor.

Rakipllari: Pse shpërtheu Meta tani? Ai ka thënë vetë ‘Dumdumani’ po më heton, ka marrë peng vjehrrën time, laraska etj etj, këto janë fakte…

Gjokutaj: Mos harroni që Meta është shtetas, familjarë dhe pastaj politikan, politikan në opozitë. Kjo opozitë është në këtë gjendje sot për shkak jo të garës së humbur, por investimit të SPAK 24 orë kundër opozitës, në shkelje të ligji. Ndaj Metës nuk ka proces! Arrestimi i Berishës është ogur i zi për gjithë opozitës, këmba alarmi për një drejtësi të kapur me regji siç është SPAK.

 

Continue Reading

Politike

Përse u zhgënjye nga Lulzim Basha? Gazment Bardhi: U largova prej tij kur kuptova që…

Gazment Bardhi ishte krahu i djathtë i Lulzim Bashës kur ky i fundit drejtonte Partinë Demokratike. Ai qëndroi në krah të tij edhe kur nisi përçarja e madhe mes demokratëve.

Por më pas u largua nga Basha dhe sot nuk komunikojnë me njëri-tjetrin, teksa Bardhi është bashkuar me grupimin Berisha dhe drejton grupin parlamentar të Partisë Demokratike.

I ftuar në emisionin Opinion Gazment Bardhi ka treguar përse ndodhi çarja mes tij dhe Lulzim Bashës.

Continue Reading

Politike

Blushi kërcënon Ballën e Veliajn: Do përfundoni më keq se deputetë në Ukrainë, në kosh të plehrave

Sekretari i Përgjithshëm i PL-së Tedi Blushi është shprehur se protestat para bashkisë do të vijojnë derisa të largohet Erion Veliaj, ndërsa bëri thirrje ministrit të Brendshëm dhe Erion Veliajt që të mos i provokojnë qytetarët.

“Nuk do të tërhiqemi deri ditën kur të largohet Erion Veliaj si përgjegjësi kryesor për ndotjen nivelit të ajrit mbi 20 herë mbi normat e lejuara nga Organizata e Botërore Shëndetësisë që vit pas viti shkakton viktima në Tiranë. Dhe sot edhe fëmijët e porsalindur janë alergjikë pikërisht për një fajtor që quhet Erion Veliaj.

Nuk do të tërhiqemi nga protestat për sa kohë të mos ketë ndëshkim për rrëmbimin e pronave të ligjshme të qytetarëve dhe për shembjen e pronave të ligjshme të qytetarëve nga Shkoza në Unazë të Re deri në Laprakë. Nuk tërhiqet Opozita e kam deklaruar edhe në protestë dhe gjithë Opozita e ka deklaruar.

I bëjmë thirrje Taulant Bekojarisit dhe Erion Veliajt të mos provokojnë qytetarët, sepse do të përfundojnë më keq se ata deputetët që keni parë ju në Ukrainë, në kosh të plehrave jo në mënyrë figurative, por në kosh të plehrave fizikisht” tha Blushi  në konferencë për median.

 

Continue Reading

Politike

Vizita ‘private’ e Ramës në Greqi, Mitsotakis i shqetësuar se mund të ndikojë te vota e shqiptarëve

Vizita e Kryeministrit Rama për të takuar shqiptarët që jetojnë në Greqi me 12 Maj duket se ka shqetësuar jo pak Athinën zyrtare. Shkak, sipas mediave greke, lidhet me frikës se Rama mund të ndikojë në orientimin e votës së emigrantëve për zgjedhjet e deputetëve helen për Parlamentin Europian.

Sipas gazetës “Kathimerini”, autoritetet greke i kanë kërkuar bashkëpunëtorëve të shefit të qeverisë shqiptarë që të shtyjë takimin me emigrantët pas 9 qershorit, datë e cila përkon me ditën e zgjedhjeve për eurodeputetët. Gjithashtu në shkrim thuhet se bashkia ja ka revokuar lejen e mitingut organizatorëve, e cila është parashikuar të mbahet pranë stadiumit Galatsi.

Pavarësisht këtij pretendim A2 CNN ka mësuar se vendtakimi i Ramës me shqiptarët që jetojnë në Greqi është caktuar në një ambient privat dhe jo një hapësirë publike. Kathimerini, thotë se ju referohet burimeve diplomatike shqiptarë dhe greke, sipas të cilave, më këtë vizitë kryeministri Rama mund të orientojë votën e shqiptarëve si një kundërpërgjigje për kandidimin për zgjedhjet europiane të Fredi Belerit për llogari të partisë së shefit të qeverisë greke Kiriakos Mitostakis.

Megjithatë, thotë gazeta greke, një ngjarje e tillë, edhe nëse Rama i shmang referimet përzgjedhjet europiane, në çdo rast do të përbënte përfshirje indirekte në proces. Kreministria nuk ka një reagim për këtë çështje edhe pse A2 CNN u interesua pranë ekzekutivit shqiptar nëse ka marrë zyrtarisht një kërkesë nga Greqia për shtyrje apo nëse ka një plan që takimi i 12 majit të zhvendoset pas përfundimit të zgjedhjeve europiane.

Por gjatë ditës së enjte në aktivitetin në Bashkinë e Tiranës, për nder të Ali Ahmetit, Edi Rama duke thumbuar rolin e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti në zgjedhjet e Maqedonisë së Veriut, nënvizoi se vetë ai nuk ka asnjë qëllim të ndikojë në vendimmarrjen e zgjedhësve të atij vendi, qoftë edhe të shqiptarëve.

Por pyetja që mbetet është nëse lidhet ky mesazh i Edi Ramës vetëm përzgjedhjet kur janë të përfshirë politikanë shqiptarë apo i drejtohet edhe fqinjit tonë jugor.

Continue Reading

Politike

Betejat e opozitës, Kulluri: Protestat para bashkisë, teatër dhe shfaqje e inkoherencës

Sekretari për marrëdhëniet me publikun i Partisë Demokratike, Edvin Kulluri foli sot në edicionin qendror të lajmeve në Vizion Plus për betejat politike të opozitës.

Përmes një lidhjeje direkte me Skype Kulluri analizoi zhvillimet e fundit politike, përfshirë sulmet Berisha – Meta ndaj SPAK, tek “amnistia” e të korruptuarve dhe protestat e opozitës para bashkisë Tiranë.

Në intrevistën për gazetarin Roland Zili, Kulluri tha se protestat e opozitës para bashkisë Tiranë kanë pjesëmarrje të ulët.

Kulluri e cilësoi aksionin e opozitës si “teatër dhe shfaqje të fundit të inkoherencës së kësaj pjese të opozitës”.

Pjese nga intervista

Roland Zili: Kohët e fundit kemi parë një ashpërsim të aksionit opozitar nga grupi që drejtohet nga Beridsha dhe Meta. Kujtoj këtu sulmet ndaj SPAK dhe protestat para bashkisë: a mos po mbetet në hije partia demokratike e drejtuar nga Basha?

Evin Kulluri: Duhet të kemi parashysh një gjë që protestat nuk bëhen me 50 policë civile, 200 turistë kinezë, 200 njerëz mbështetës të Berishës dhe Metës dhe 300 policë me kapele. Duhet të jemi realistë dhe të themi se ato protesta kanë një pjesëmarrje shumë të ulët. Mungon koherencë në mënyrë skandaloze në veprimet e kësaj pjese të opozitës. Së pari skandali më i madh i bashkisë Tiranë nuk është 5D, por është çështja e inceneratorëve dhe unë nuk kam parë as Këlliçin, Berishën apo Metën të shkojnë të protestojnë në Kavajë të drejtuar nga kandidati i “Bashkë fitojmë” i cili ka paguar gati 1.5 mln euro për inceneratorët njësoj si Veliaj dhe kryetarë tjerë të bashkive të PS-së. Së fundmi nuk e kuptoj dot këtë acarim, këto akte ekstreme ndërkohë që janë ulur dhe kanë bërë një Pazar të shpifur në kurriz të protestuesve që nuk u liruan nga amnistia për shkak se nuk donin këta dhe u liruan 80 njerëz nën hetim për korrupsion nga mazhoranca. Ky aksion që ju e quani ta ashpër dhe radikal, në fakt është teatri dhe shfaqja më e fundit e inkoherencës së kësaj pjese të opozitës.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING