Connect with us

Lifestyle

Cilat janë 10 dietat më të njohura për të humbur peshë?

Rezultati për t`u arritur një dietë, është humbja e peshës në mënyrë të kujdesshme, sepse sa më shumë luhatje në peshës të kesh me kalimin e kohës, aq më e vështirë do të jetë për të hequr dorë, duke u kthyer në një problem kronik.

Të shohim kush janë karakteristikat e dhjetë dietave më të famshme të momentit dhe si funksionojnë, por duke kujtuar se ndërthurja e pesë ushqimeve të balancuar dhe pak lëvizje, është gjithmonë mënyra më e mirë për të humbur në peshë.

  1. Dieta “dëshpëruese”

Është dieta klasike e të humburit peshë në minutën e fundit. Bazohet në dy regjime ushqimore për tu ndjekur, ku secili kërkon 14 ditë. Faza e parë është e karakterizuar nga një reduktim i fortë i karbohidrateve, yndyrave dhe sheqernave, si dhe nga rritje të proteinave. Fazat e mirëmbajtjes, në fakt, siguron një mbështetje të fortë të karbohidrateve dhe yndyrave. Pra, bëhet fjalë për një regjim me mish, peshk pa yndyrë dhe perime me pak kalori.

Nga një vakt në tjetrin, janë të ndaluara pijet alkoolike dhe pikantet, por këshillohen konsumimi ekstrakteve të ziera, pasi ndihmojnë në heqjen e lëngjeve të tepërta dhe ndihmojnë në mbajtjen nën kontroll të urisë. Të ndjekësh këtë dietë mund të arrish të reduktosh 500 gramë në ditë.

Shumë studime për çështje të mbipeshës, tregojnë se dietat e varfra me karbohidrate dhe me shumë proteina si kjo, mund të japin në 3 muaj rezultatet më të shpejta dhe më të kënaqshme, por në periudhë afatmesme,pra pas 6 muajsh ose 1 vit, rezultatet përputhen me dietat e balancuara dhe më pak të dëmshme për organizmin.

  1. Dieta Atkins

Edhe kjo është një dietë me shumë proteina, e cila bazohet në aftësinë që ka organizmi për të prodhuar energji, duke djegur më parë karbohidratet dhe më pas yndyrat. Pra, nëse reduktojmë karbohidratet, organizmi përdor yndyrat e mbledhura si burim energjie primare dhe në këtë mënyrë redukton peshë nga trupi dhe nga masa e yndyrshme.

Në praktikë, dieta Aktins kërkon të mbajë konstant nivelin e insulinës, duke e transformuar organizmin në një makinë djegëse yndyrash. Faza e parë e dietës, që duhet të ndiqet të paktën 2 javë, është ajo e vendosjes së kufizimeve të forta për reduktimin e karbohidrateve, që nuk duhet të kalojë 20 gramë në ditë (për të patur një ide, mjafton të mendoni se në 100 nga ushqimi që hani,ka 75 gramë karbohidrate)

  1. Dieta me shkëputje

Bazohet në 5 rregulla themelore: të mos përftohen karbohidrate nga proteinat dhe acidi i frutave gjatë të njëjtit vakt; bëni pjesë kryesore të dietës suaj sallatat dhe frutat; ushqehuni me proteina, niseshte dhe yndyra të kontrolluara; hani brumëra por duke shmangur ushqimet e rafinuara dhe të përpunuara, të bëra me miell të bardhë, margarinë dhe sheqer; krijoni hapësirë midis vakteve, të paktën 4 orë e gjysmë.

Dieta presupozon se nëse sasi të mëdha karbohidratesh dhe proteinash janë të ndërthurura në të njëjtin vakt, krijohet një ambient me shumë acid për tretje të niseshtesë dhe me pak acid për një tretje të mirë të proteinave. Për këtë, mbështetësit e dietës me shkëputje, këshillojnë të bëhet “një mini-vakt” për të favorizuar një tretje më të thjeshtë.

E rëndësishme është të evitosh këto kombinime: për shembull, të mos përziesh tipe të ndryshme proteinash (qumësht dhe mish, vezë dhe djathë, peshk dhe perime); eliminoni përfitimet e karbohidrateve nëpërmjet mishit dhe mos hani bashkë ushqime me të njëjtat karbohidrate(qofshin të thjeshtë apo kompleks, si sheqer dhe makarona, vezë dhe bukë, banane dhe bukë).

  1. Dieta “orëvëzhguese”

Është një dietë me shumë kalori, 1200-1300 kalori të përditshme, ndiqet minimumi për tre javë dhe kërkon përpikëri qoftë në ndjekjen e listës së ushqimeve të propozuara, ashtu edhe në peshën e secilit ushqim në çdo vakt. Kur aderon në programin e kësaj diete, mësohen edhe disa “turke” shpëtim kalorish, për shembull të eliminosh yndyrat e mishit përpara gatimit dhe t`i gatuash ushqimet në enë të veçanta lejojnë eliminimin e yndyrave.

E rëndësishme është kombinimi i ushqimit në mënyrë të rregullt, si semafor. E gjelbra përkon me frutat dhe perimet; e verdha me bukën, makaronat, orizin, drithërat, patatet, perimet, mishi, shpendët, peshqit, vezët, laktozin dhe yndyrat; e kuqa me ëmbëlsirat, ushqimet me shumë yndyra.

“Pika kritike e kësaj diete” thekson Presidentja e Shoqatës “është se ushqimet klasifikohen duke u bazuar në vlerat kalorike dhe jo në bazë të vlerave ushqyese. Kështu që rreziku qëndron në faktin se ndërtohet një dietë e joekuilibruar, sepse eliminohen edhe ato pak yndyra dhe karbohidrate që janë të nevojshme”.

  1. Dieta e ndarë në “zona”

Bazohet në kontrollin e agjentëve biologjik që kontrollojnë sistemin hormonal dhe çdo funksion fiziologjik siç është sistemi kardiovaskular, sistemi nervor qendror, ai imunitar etj. Të ndjekësh këtë dietë do të thotë të mos konsumosh ushqime me nivel të ulët glicerid(IG). Në këtë mënyrë tregohet shpejtësia me të cilën rritet përqendrimi i glukozës në gjak nga marrja e një ushqimi me karbohidrate, dhe kjo përcakton nivelin e insulinës në mëlçisë si dhe nivelin e sheqerit që qarkullon.

E thënë në këtë mënyrë, mund të duket shumë e komplikuar, por gjithçka duket e thjeshtë të provohet një dietë e tillë: një pjesë e konsiderueshme proteinash, me pak yndyra 9 si ato që ndodhen tek peshku dhe mishi i pulës) shoqëruar me garniturë perimesh, zbukuruar me bajame të copëtuara, shoqëruar me ëmbëlsirë me fruta.

  1. Dieta e dr. Dunkan

Është një nga dietat e fundit, që po “çmend” të huajt. Bazohet në katër faza: ajo e proteinave të pastra; ajo “alternative” në të cilën shtohen perime; e rikthimit të një ngrënieje normale duke u bazuar në dy principe: të bësh një të enjte plot proteina dhe të hash tre lugë krunde dhe tërshëre në ditë. Avantazhet e kësaj diete janë: Humbje e peshës fillimisht në mënyrë të shpejtë dhe më pas një regjim “të lirë”.

Dieta e doktor Dunkan-it, në fakt lejon dy “darka gala” në javë. Një tjetër avantazh i padiskutueshëm është mungesa e një limiti në sasi: çdokush është i lirë të konsumojë ushqimet e kësaj diete pa marrë parasysh sasinë. Por, kujdes, në mundësinë e keqkombinimit të tyre. “Modeli” është gjithmonë ai me shumë proteina, por me ndryshimin së kuota e karbohidrateve është nën vlerën minimale të pranueshme nga shëndeti”.

  1. Dieta kronike

Kjo dietë bazohet në oraret që merret ushqimi si dhe në ndryshimet hormonale që vërehen gjatë ditës. Ekzistojnë hormone që favorizojnë yndyrat e tepërta trupore dhe humbjes së muskujve dhe të tjera që favorizojnë yndyrat trupore dhe shtimit të muskujve.

Sipas mbështetësve të kësaj diete, duhet të kufizohet përdorimi i karbohidrateve në orët e vona të darkës. Profili hormonal që karakterizon orët e darkës, favorizon përdorimin e yndyrave për fitim energjie dhe rigjenerim të muskujve gjatë natës. Duke ndjekur këtë mekanizëm, në praktikë, kjo dietë kërkon të stimulojë hormonet që favorizojnë humbjen në peshë.

  1. Dieta e biskotave

Në Amerikë kjo dietë, nga doktor Sanford Siegal, po korr shumë sukses dhe është shumë e preferuar nga yjet si Kelly Clarkson e Jennifer Hudson. Konsiston në ngrënien e biskotave të ndryshme përgjatë ditës dhe ngrënien e një vakti me jo më shumë se 1.000 kalori, për shembull pulë të zier me perime. Biskotat për të cilat flitet në dietë janë të veçanta (zëvendësuese të vaktit) përgatitur nga proteina të mishit, qumësht dhe vezë dhe nga aminoacide speciale.

Efekti i dobësimit arrihet përmes kalorive të ulëta. Rreziku qëndron në faktin e humbjes së peshës në mënyrë të kënaqshme, por në një kohë shumë të shkurtër dhe me pak qëndrueshmëri”. Por atëherë pse preferohet kaq shumë? Dy janë faktorët e suksesit: mund të hash një vakt të mirë pa gatuar dhe fakti që biskota këshillohet tek të gjitha dietat për dobësim.

  1. Dieta “hënë”

Nuk është gjë tjetër veçse agjërimi. Ideja është të vësh në pushim aparatin tretës, siç këshillon Brad Pilon në librin e tij “ Ha, Ndalo, Ha”, të pushosh së ngrëni të paktën 24 orë të paktën disa herë në javë. Minimumi do të ishte 18 orë, maksimumi 3 ditë, ku metabolizmi “çlodhet” dhe eliminohen produktet negative.

Sipas një studimi të Universitetit të Berkeley-it, agjërimi stimulon prodhim të hormoneve që ndihmojnë në djegien e yndyrave me një sërë përfitimesh: rritje të metabolizmit, rënie të masës yndyrore, rënie të presionit të gjakut dhe rregullim të gjendjes së glukozës. Por specialistët vënë në dukje:“ Agjërimi ka efekte negative, për shembull në çrregullim të sinjaleve të urisë dhe ngopjes, me rrezikshmëri të vdekjes nga uria dhe humbjes së kontrollit, veçanërisht në ngrënien e ushqimit”.

  1. Dieta e grupit të gjakut

Bazuar në principet e kësaj diete të shëndetshme dhe efikase, duhet patjetër grupi i gjakut. Sipas specialistëve që e ideuan këtë dietë, personat me grupin e gjakut 0 do të përfitonin të mira nga dieta me shumë proteina, të tipit Aktins.

Kush ka grupi A të gjakut duhet të ndjek një dietë me ushqime bimore dhe drithëra, duke limituar përdorimin e mishit. Grupi B preferohet të konsumojnë produkte të qumështit dhe mishit pa yndyrë, duke mënjanuar produktet e konservuara dhe me sheqerna. Grupi AB mund të hajë pak nga të gjithë ushqimet, pa e tepruar me produktet e qumështit. Kjo dietë nuk ka shumë mbështetës pasi paraqitet shumë thjeshtë dhe shumë kufizuese. Dhe nuk është për një kohë të shkurtër, por për gjithë jetën, pasi tregon ushqimet e përshtatshme për çdo grup gjaku.

Lifestyle

Mungesa e gjumit dhe lidhja e tij me depresionin/ Gjithçka që duhet të dini

Mungesa e gjumit është treguar se dëmton funksionin e sistemit imunitar. Shqetësimet e shëndetit mendor, të tilla si depresioni , janë të lidhura fort me cilësinë e dobët të gjumit dhe çrregullimet e gjumit.

Një studim me 2672 pjesëmarrës zbuloi se ata me ankth dhe depresion kishin më shumë gjasa të raportonin rezultate më të dobëta të gjumit sesa ata pa ankth dhe depresion.

Kur jemi të lodhur, aftësia jonë për t’u përqëndruar në detyrat, reflekset dhe kohën e reagimit zvogëlohet.

Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) raportojnë se 1 në 25 njerëz ka rënë në gjumë në timon gjatë vozitjes. Ata që flinin më pak se 6 orë kishin më shumë gjasa të binin në gjumë gjatë vozitjes.

Një studim i vitit 2018 zbuloi se njerëzit që flinin 6, 5, 4 ose më pak se 4 orë kishin një rrezik për të shkaktuar një aksident automobilistik që ishte përkatësisht 1.3, 1.9, 2.9 dhe 15.1 herë më i lartë. Ky studim sugjeron që rreziku juaj për një aksident automobilistik rritet ndjeshëm me çdo orë gjumi të humbur.

Në studime të tjera, njerëzit me çrregullime të gjumit gjithashtu raportojnë shkallë më të lartë të depresionit.

Nëse keni probleme me gjumin dhe vini re se shëndeti juaj mendor është përkeqësuar, është e rëndësishme të flisni me profesionistin tuaj të kujdesit shëndetësor.

Continue Reading

Lifestyle

Ja çfarë i ndodh trupit gjatë fluturimit me aeroplan

Të marrësh pushim nga puna dhe jeta e përditshme për të udhëtuar është një mënyrë mjaft e mirë për ta rifreskuar mendjen dhe trupin, por nëse keni për të bërë një udhëtim të gjatë me aeroplan, atëherë duhet t’i dini disa rreziqe shëndetësore që shkaktohen nga fluturimi

Një infografikë e lëshuar nga Citybase Apartments tregon se çfarë ndodh saktësisht në trupin tuaj gjatë fluturimit.

Fryrje, të ftohtë, rrahje të parregullt të zemrës dhe një rritje të rrezikut të prishjes së dhëmbëve janë vetëm disa nga sëmundjet për të cilat duhet të përgatiteni para fluturimit tuaj të ardhshëm.

Grafika tregoi gjithashtu se të çoheni në këmbë dhe të bëni zgjatje gjatë fluturimit ndikon që të mos i përjetoni problemet e cekura.

Goja: Atmosfera në kabinë do t’ju dehidratojë në mënyrë natyrale, dhe sigurisht, kjo përkeqësohet nëse pini alkool gjatë fluturimit.

Zemra: Disa udhëtarë mund të vuajnë nga ‘aritmia’, një çrregullim i rrahjes së zemrës. Kjo ndodh sidomos tek ata që kanë shtypje të lartë të gjakut ose që kanë konsumuar kafeinë shumë ose alkool.

Stomaku: Ngjashëm me mushkëritë, stomaku do të zgjerohet në shkallë të lartë, duke shkaktuar dhimbje abdominale dhe kapsllëk. Për ta evituar këtë, qëndroni larg pijeve me gaz.

Këmbët: Të qëndrosh ulur në pozitën e njëjtë për orë të tëra jo vetëm që është e parehatshme por edhe ndikon në formimin e mpiksjeve të gjakut. Një mpiksje mund të ndalojë rrjedhjen e gjakut në këmbë, duke shkaktuar ënjtje dhe zgjerim të venave.

Veshët: Duke u nisur aeroplani, ajri në veshë mblidhet, duke formuar një vakum. Nëse tubat ‘Eustachian’ në veshë bllokohen, shkakton dhimbje në timpanin e veshit.

Hunda: Keni 100 herë më shumë gjasa që të ftoheni gjatë një fluturimi. Kjo për shkak se kabinat janë virtualisht pa lagështi, një atmosferë e përsosur për të shpërndarë grip.

Dhëmbët: Ndryshimet në presionin e ajrit mund të shkaktojnë vrima të vogla të gazit në dhëmbë dhe të ndikojnë në prishjen e tyre.

Mushkëritë: Ajri në kabinë bën që mushkëritë të zgjerohen, duke shkaktuar fryrje. Tek ata që kanë astmë, mund të ketë komplikime të tilla si dështim të mushkërive.

Continue Reading

Lifestyle

A e dini se edhe sytë “digjen” nga dielli? Çfarë duhet të bëni për t’i mbrojtur

    

Ka gjithmonë një pjesë të fytyrës suaj që nuk mbroni si duhet, sytë tuaj. Gjatë dhe pas pushimeve të verës, shumë njerëz ankohen për probleme të syve dhe shikimit. Mjaft persona përjetojnë shqetësime sikur kanë copëza prej qelqi në sytë e tyre. Këto janë shenja që sinjalizojnë fotokeratitin. Fotokeratiti është në thelb një djegie nga dielli në pjesën e përparme të syrit tuaj, që quhet kornea.

Ashtu si djegia e lëkurës nga dielli mund të jetë e dhimbshme, fotokeratiti sjell shqetësime serioze në sy.

Përveç ndjenjës së “copëzave të xhamit”, fotokeratiti shkakton skuqje, shikim të paqartë, ndjeshmëri ndaj ndriçimit dhe në raste të rralla edhe humbje të përkohshme të shikimit. Sa më gjatë t’i ekspozoheni sytë ndaj rrezeve UV, aq më të rënda mund të jenë simptomat, thonë specialistët.

Gjendja, gjithashtu, mund të shkaktohet nga reflektimet nga dielli, kur pasqyrohet në ujë ose shkëmbinj të bardhë dhe rërë.

Për fat të mirë, dëmtimi i syve nga dielli, zakonisht nuk është i përhershëm. Njëlloj si djegiet në lëkurën tuaj, fotokeratiti zgjat vetëm për disa ditë, thonë ekspertët.

Rreziku i dëmtimit të përhershëm është i ulët nëse ekspozimi ndaj rrezeve UV është kufizuar në pjesën e përparme të syrit, te kornea.

Megjithatë, nëse ekspozimi ndaj rrezeve UV ndikon tek retina, që ndodh nëse shikoni direkt në diell, ekziston një rrezik më i madh dhe më serioz i problemeve të përhershme me shikimin.

Ndërsa sytë tuaj shërojnë nga fotokeratiti, ata mund të trajtohen duke përdorur pika të syrit, pika antibiotike, ose pomadë të rekomanduara nga një mjek okulist.

Ashtu si mbroni lëkurën tuaj nga dielli, është e rëndësishme të mbroni sytë tuaj për të parandaluar ndonjë djegie.

Ndërkohë që, pa dyshim, nuk vendosni kremin kundër djegies në sy, por duhet të lyeni gjithmonë kapakun e syve tuaj.

Një studim zbulon se njerëzit kanë tendencë të lënë pa trajtuar me krem kundër djegies rreth 10 për qind të fytyrës së tyre – duke përfshirë zonën e syve.

Lëkura e hollë dhe e ndjeshme rreth syve është zona ku ndodhin 10 për qind të rasteve të kancerit të lëkurës. Prandaj është shumë e rëndësishme të siguroheni që po mbroni të gjithë zonën e syve nga rrezet e dëmshme.

Continue Reading

Lifestyle

Lëngu i lakrës së kuqe, si ta përdorni për veshkat, mëlçinë dhe tretjen

Lëngu i lakrës së kuqe është i jashtëzakonshëm për organizmin.

Ai është i pasur me vitamina, minerale dhe antioksidantë të cilët forcojnë imunitetin, luftojnë sëmundjet dhe mbrojnë organet prej tyre.

Sipas të dhënave të AgroWeb.org, lakra e kuqe është një nga burimet më të mrekullueshme të vitaminës C, që ndikon pozitivisht për shumë funksione në organizëm.

Një gjysëm gote uji me lëngun e lakrës së kuqe përmban 150 miligramë vitaminë C, që është edhe 100% e nevojës ditore të organizmit për këtë vitaminë.

Në të njëjtën sasi  mund të merrni 650 miligramë kalium që përbën 14% të dozës së rekomanduar ditore dhe 102 mikrogramë të vitaminës K, që përbën 85% të nevojës ditore të organizmit për këtë vitaminë.

Lakra e kuqe ka 10 herë më shumë vitaminë A se lakra e bardhë.

Kjo vitaminë e mban lëkurën të shëndetshme, forcon imunitetin dhe mbron shikimin.

Për më tepër, lakra e kuqe ka dyfishin e hekurit që ofron lakra e bardhë.

Në këtë artikull do të mësoni tre receta të rëndësishme të lëngjeve me bazë të lakrës së kuqe, të cilat ju ndihmojnë për mbrojtjen e veshkave, pastrimin e mëlçisë dhe sistemin tretës.

Për pastrimin e mëlçisë
Për të marrë një dozë të lartë antioksidantësh kundër radikaleve të lira dhe pastrimin e mëlçisë, rekomandohet:

Përbërësit:
Gjysma e një lakre të kuqe të përmasave mesatare
Një panxhar mesatar
Kokrrat e një shege
Një copë e vogël xhenxhefili e qëruar.
Hidhini të gjithë përbërësit në një shtrydhëse frutash dhe pijeni lëngun menjëherë.

Për shëndetin e veshkave
Përbërësit:
1 tufë me kopër
Gjysëm molle jeshile,
3 gota uji me lakër të kuqe të grirë.
Hidhini të gjithë përbërësit në shtrydhëse dhe pijeni rregullisht.

Lëngu i lakrës së kuqe për tretjen
Lakra e kuqe rekomandohet edhe për përmirësimin e tretjes.

Për të marrë përfitimet e saj ndiqni recetën e mëposhtme:

Përbërësit:
2 gota uji me lakër të kuqe të grirë
3 kërcenj selinoje
Gjysma e një limoni me gjithë lëkurë
Gjysma e një molle jeshile
Lajini të gjithë përbërësit dhe kalojini në shtrydhësen e frutave.

Lëngun pijeni menjëherë.

Ky lëng eliminon gazrat e tepërt në stomak dhe vë në lëvizje të gjithë sistemin tretës.

Nga secili prej lëngjeve mund të pini një gotë në ditë për rreth 2 javë e ta përsërisni sa herë të jetë e nevojshme.

Continue Reading

Lifestyle

Çiftet e zodiakut që mund të drejtojnë një biznes së bashku

BINJAKËT – PESHORJA

Binjakët dhe Peshorja e kuptojnë njëri-tjetrin me sy. Ata me shumë mundësi do të kenë një biznes që përfshin shërbimin ndaj klientit dhe marrëdhëniet me publikun. Suksesi është i garantuar sepse ata kanë qëllime dhe praktika të përbashkëta.

VIRGJËRESHA – BRICJAPI

Forca në unitet. Këtu po flasim për një çift shumë efikas. Virgjëresha është një “milingonë” në punë, nuk ndalet së punuari dhe Bricjapi është i përsosur në menaxhimin e biznesit. Qëllimi i tij është vetëm suksesi dhe fitimi dhe ai do të bëjë gjithçka për ta arritur atë.

LUANI – DASHI

Nëse këta të dy mund të lënë pak mënjanë egon e tyre dhe të bien dakord se kush është në krye të biznesit, atëherë ju e dini se ata mund të arrijnë gjëra të mëdha. Sepse të dy janë liderë, synimi i tyre është paraja dhe jeta e mirë dhe bëjnë gjithçka për të fituar para dhe për të kënaqur shijet e tyre.

DEMI – AKREPI

Këtu po flasim për çiftin që mund të krijonte një perandori, jo thjesht një biznes. Dy shenjat që kanë paratë në gjak, dinë t’i bëjnë, kanë këmbëngulje, obsesion dhe efikasitet të madh. Ata nuk ndalen para asnjë pengese dhe mbi të gjitha vënë interesin e familjes, sigurinë dhe stabilitetin financiar dhe mirëqenien e saj.

GAFORRJA – UJORI

Nëse ky çift do të hapte një biznes, do t’ia dilnin për mrekulli dhe kjo sepse Gaforrja është “mjeshtre” në menaxhimin financiar, por edhe e rezervuar, ndërsa Ujori është novator dhe do të jepte ide që askush tjetër nuk do t’i kishte menduar.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING