Connect with us

Aktualitet

“Çmendet” gazetari: Dhërmiu, 99.99% ka popullsi greke

Deklaratat e gazetarit Stavri Marko kanë shkaktuar debat në studion e “Opinion” këtë të hënë në Tv Klan. Ai u shpreh se flamuri i Vorio Epirit është simbol i pavarësisë së Himarës. Kjo ka shkaktuar reagimin e profesorit Ardit Bido që u shpreh se me atë flamur është djegur Borshi dhe kanë vdekur mbi 10 mijë shqiptarë. Duke iu referuar flamurit të Vorio Epirit, Bido u shpreh se është krijuar në vitin 1914 dhe nuk ka ekzistuar më parë. Por deklaratat e gazetarit Marko nuk u ndalën aty. Teksa u pyet nga Bido nëse në Dhërmi, aty ku Marko ka origjinën, ka pasur pro shqiptarë apo pro grekë, gazetari u përgjigj se Dhërmiu është 99.99% popullsi greke. Por kjo ka sjellë sërish përgjigjen e profesorit Bido. “Në zonën e Bashkisë Himarë ka tre fshatra me fluiditet të identitetit etnik që është Himara fshat, jo qyteti, Dhërmiu dhe Palasa, të cilët një pjesë e popullsisë së atyre fshatrave janë vetëidentifikuar gjithmonë si grekë. Në këtë studim bëj analizë se sa janë këta. Rezulton se kjo shifër është 14.5% e Bashkisë Himarë. Ka qenë statike që prej viteve ’30 në çdo rast që është bërë një testim i popullsisë së atyshme përfshirë edhe censusin e vitit 2011 që nuk ka pasur bojkot në këtë bashki”, tha ai.

Ardit Bido: Ky flamur është krijuar në 1914. Ky flamur është flamur i djegies së Borshit, i vrasjes së 10 mijë shqiptarëve, i dëbimit të 1/3 të shqiptarëve të juglindjes nga ka origjinën zoti Kaso, nga kam origjinën unë, nga keni origjinën dhe ju. 1/3 e atyre shqiptarëve janë dëbuar rreth Vlorës. Kanë vdekur mbi 10 mijë shqiptarë me këtë flamur dhe ky është flamur i krijuar, nuk ka ekzistuar. Ajo shkaba në mes dykrenare e Perandorisë Bizantine dhe Kishës Ortodokse që nuk ka lidhje me Himarën. Edhe ne shkabën dykrenare kemi në flamur se po na habisni. Edhe Himara shkabën dykrenare ka pasur në flamurin e vet që është flamuri shqiptar që ka ngritur Jorgo Spiro Koleka në vitet ’20, që e kanë ngritur shumë vetë, patriotë shqiptarë të Vunoit, një fshat kompakt patriotik shqiptar, i Grillove, i Anagnostëve, meqë dëgjoj shqiptarë mbiemrat se janë shumë të njohur. Grillot dhe Anagnostë grekë nuk kam njohur. Unë dua të të përgëzoj ty dhe zotin Marko sepse na jepni mundësinë që të shohë dhe njohë publiku se këtu nuk kemi të bëjmë me një çështje as votash, se në Himarë votat grekomane nuk e kalojnë 15%, dhe nuk ka fituar për këtë Beleri, por për arsye krejt të tjera. Që ta kuptojnë se ky debat është një debat i ndërlidhur me vepra penale, të dukshme, të cënimit të integritetit territorial i këtij vendi të njerëzve të cilët kanë mendjen tek ai flamur siç thotë zoti Marko, që e kanë mendjen të mbrojnë ata që kanë vrarë shqiptarë, kanë vrarë 10 mijë shqiptarë, kanë djegur Borshin që është pjesë e Bashkisë Himarë sot. Këtu nuk kemi të bëjmë me një debat normal dhe mua më vjen keq që e prezantoni zotin Marko si gazetar, nuk di të jetë i tillë. Nuk di në ç’media punon. Ai ka një teze nacionaliste ekstreme greke që nuk ka lidhje fare me debatin që bëhet sot. Pyetja për zotin Marko është shumë e thjeshtë. Në Himarën tuaj, në Dhërmiun tuaj, se atje ka tre fshatra greqishtfolëse, ta  ijë publiku. Është Himara, Dhërmiu, Palasa. Nuk është Vunoi, Piluri, Qeparoi s’janë asnjë nga këto të tjera, janë shqiptare pa fluidite etnike. Në Dhërmiun tuaj nga ju vini ka pasur “pendëkuq” dhe “pendëbardhë”? Ka pasur pro shqiptarë dhe pro grekë? Se në Vuno nuk gjen pro grekë, por në Dhërmi ka pasur pro shqiptarë dhe pro grekë meqenëse po flisni për histori?

Stavri Marko: Dhërmiu është 99.99% është popullsi greke.

Ardit Bido: Petro Marko kushëriri juaj i largët që deklaronte që është shqiptar çfarë ishte?

Stavri Marko: Lëre Petron ti, ku ke parë ti. Ke qenë qumështor kur ka qenë Petro artist o burrë.

Ardit Bido: Unë e kam lexuar Petro Markon. Ti nuk e ke njohur për vete. Je kushëri shumë i largët, mos u shit si nipi i Petro Markos se nuk je.

Stavri Marko: Je shumë i vogël ti dish këto gjëra.

Ardit Bido: Që ti dinë shqiptarët mbiemrat sepse janë të njohur. Gjikuritë janë nga Dhërmiu, Dunët janë nga Dhërmiu. Markot janë nga Dhërmiu. Që t’i dëgjojnë shqiptarët se kush janë këta grekët kompaktë që po deklarohen.

Aktualitet

Strategjia e përbashkët e Veliajt me kryeministrin është një kurth për opozitën

Analisti Lorenc Vangjeli sheh Erion Veliaj si fitues në sytë e Opinionit public në përballjen e tij me Berishën dhe Metën. Duke folur në emisionin “Opinion”, Vangjeli tha se strategjia e Veliajt është një kurth i përbashkët mes kryeministrit dhe kryetarit të bashkisë, për ta tërhequr kundërshtarin e tyre politik dhe atje ku ata zakonisht fitojnë.

“Qëllimi i zotit Veliaj ishte befasues. Nisur nga ajo që pamë ai ka bërë atë që duhej për mbështetësit e tij dhe për të nisur luftën politike nga dyert e SPAK. Strategjia e tij është një kurth i përbashkët mes kryeministrit dhe kryetarit të bashkisë, për ta tërhequr kundërshtarin e tyre politik dhe atje ku ata zakonisht fitojnë. I gjithë thelbi i kësaj strategjie qëndron tek e bëra e kontrastit mes gjuhës së Berishës dhe Metës për SPAK dhe gjuhës së Veliajt duke i quajtur kolegë dhe bashkëpunues. Duke i thënë publikut atë që do të dëgjojë, Erion Veliaj fiton betejën me publikun…. Të gjithë ata që ai sulmon, përfshi edhe kolegët tanë, njerëzit do thoshin – “He mo se edhe këta njësoj janë”. Dhe kjo është një gjetje inteligjente. Ka zgjedhur që në këtë mënyrë të bëjë numrin 2 të PS dhe të bëjë gardhin e mbrojtjes për PS dhe për Edi Ramën”, deklaroi Vangjeli.

 

Continue Reading

Aktualitet

Kronikë e një arrestimi të paralajmëruar

Nga Lutfi Dervishi

Në ditën kur supozohej ta arrestonin, ai u zgjua në orën 5:30 të mëngjesit dhe bëri një vrap të lehtë në të njëjtën shteg të parkut të liqenit ku kishte nisur prej javësh ushtrimet fizike, veçse atë ditë ajri dukej më i ngarkuar, a thua se ishte mbushur me pëshpëritje e thashetheme për një ngarje të madhe që pritej të ndodhte.

Për javë e muaj me radhë, që nga gushti i vitit të shkuar, kryeqyteti nuk ishte bllokuar nga trafiku, por nga parashikimet e analistëve, gazetarëve dhe komentatorëve politikë, të cilët paralajmëronin me një siguri profetike dhe kënaqësi që nuk e fshihnin dot se Ai, një politikan jo pa ndikim, do të arrestohej së shpejti.

Një tufë të ftuarish dhe tuafësh televizivë nën regjinë e moderatorëve gjithnjë të habitur, flisnin sikur të kishin qenë prapa kurrizit të gjykatësit që kishte firmosur urdhërin e arrestit. Detajet shkonin deri aty sa jepej jo vetëm ora, dhe vendi, por edhe se si do të ndodhte arrestimi.

Kafetë, që zakonisht gumëzhinin nga zhurma e ekspresit ishin shndërruar në falltore. Kokat e klientëve lëviznin sa nga filxhanet e kafeve te ekranet e mëdhenj duke, pritur me stoicizëm rënien e njeriut që kishte ecur në korridoret e pushtetit për 30 vjet me lehtësinë e dikujt që besonte se ishte i paprekshëm. “Durim a derëzi. Është vetëm çështje kohe,” “Akuzat mund të jenë të dobta, por provat janë shumë të forta”..

Gazetat, që në këtë vend historikisht kanë thënë vetëm të vërtetën, edhe të shtunen dolën me tituj të mëdhenj për arrestimin. Drejtuesit e emisioneve të mengjesit lexonin titujt si skenat përfundimtare të një drame politike që pritej të ndodhte orë e çast. Titujt që lexoheshin nga televizionet në mëngjes i referoheshin bisedave të darkës në ekran ku shkëlqenin fytyrat serioze të analistëve që analizonin çdo lëvizje të kaluar të Atij si të ishte një gjurmë që zberthente enigmën që do të çonte në fundin e tij të pashmangshëm.

Por në rrugë, jeta vazhdonte me ritmin e saj të zakonshëm. Leku, monedha vendase kishte shtrirë përtokë dhe po i merrte frymën euros dhe dollarit. 30 mijë profesionistë të lirë po lexonin faturat e Tatimeve per fitimin e 2024. Paradhenie! Qeveria vijonte me numërimin e turisteve që vinin nga vendet e BE-se, ndërsa Eurostat numëronte shqiptarët që kërkonin azil në BE!

Dita zgjatej çdo ditë me minuta në kurriz të natës, ndërsa entuziazmi i mëngjesit zbehej nën peshën e diellit të pasdites. Por me rënien muzgut, rritej siguria e babavangave të banaqeve televizive.

Ndërkohë ai e mbylli ditën e ngjeshur me aktivitete fizike dhe postime në Facebook. Në orët e vona u pa në një kafe në qendër të Tiranës, duke qeshur me zë të lartë mbi një filxhan makiato. Njerëzit rreth e rrotull kishin porositur kafe turke, në një përpjekje për të lexuar fatin e tij.

Mbrëmja erdhi dhe shkoi, dhe asnjë sirenë nuk u dëgjua, përveç sirenave të ambulancave që pas djegies së urgjencës silleshin të çoroditura sa nga një spital në tjetrin. Drama nuk ndodhi.

Gazetarët e kronikës që prisnin me minuta ngjarjen e madhe befas u qetësuan si pëllumbat që çukisnin copa buke në sheshin e para Universitetit. Diçka nuk shkonte mire me burimet. Spektakli i pritur nuk ndodhi.

Ndërsa nata zbriti mbi Tiranë, një erë e freskët fëshfërinte përmes rrugëve, ndoshta si një ndjesë për stuhinë që kurrë nuk erdhi. Analistët nga istikamet e tyre në ekran i bënë thirrjen e radhës prokurorisë të mos luante me parashikimet e tyre, ndryshe do të përballeshin me zemërimin popullor.

Po afroheshin Pashkët dhe vendi (bashkë me njerëzit) e meritonte një shi (dush) të mirë.

Continue Reading

Aktualitet

Rënia e euros/ Këmbehet me 100 lekë, goditja më e madhe që nga korriku i vitit të kaluar

Që nga data 23 prill, 1 euro po këmbehet mesatarisht në nivelin e 100 lekëve. Statistikat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se monedha evropiane është në pikën më të ulët në historikun e këmbimit që nga korriku i vitit të kaluar, atëherë kur ishte edhe piku i sezonit turistik.

Në atë periudhë Banka e Shqipërisë vendosi të ndërhyjë në treg duke rritur kufirin e blerjes së eurove si pjesë e operacioneve për të mbushur rezervat e saj valutore. Kjo solli menjëherë vlerësimin e së monedhës evropiane.

Por, pavarësisht faktit se Banka e Shqipërisë vendosi sërish ta mbajë të lartë kufirin e blerjes së monedhës evropiane gjatë këtij viti në 250 – 330 milionë euro, monedha kombëtare po shkon drejt thyerjes së barrierës psikologjike, ku 100 lek do të kushtojnë më shumë se 1 euro. Kjo po ndodh prej kohësh me dollarin, që vijon uljen në mënyrë të ndjeshme, aktualisht duke u këmbyer me 0.93 lek.

Banka e Shqipërisë ka vlerësuar se leku i fortë ka ndihmuar në stabilizimin e inflacionit dhe çmimeve, duke marrë parasysh se dollari ndikon drejtpërdrejt tek çmimi i naftës dhe lëndëve të tjera të para, ndërsa euro tek importi i mallrave.

Në raportin e stabiliteti financiar për gjashtëmujorin e dytë Banka e Shqipërisë pranon se mbiçmimi i lekut është në përputhje të plotë me rritjen e konsiderueshme të prurjeve valutore nga turistët, ndërsa për herë të parë gjatë vitit të kaluar deficiti i llogarisë korrente ishte pozitiv; kjo do të thotë se më shumë euro mbetën në vend se dolën.

Ndërsa kjo po vijon edhe në tremujorin e parë të këtij viti ku më shumë se 1.5 milion turistë kanë ardhur në vend, me sezonalitetin e turizmi të shtrirë gjatë gjithë vitit.

Continue Reading

Aktualitet

VIDEO/ Mbetën të bllokuar në det, shpëtohen 11 turistë në Vlorë

Policia Kufitare dhe Roja Bregdetare kanë shpëtuar 12 shtetas, nga të cilët 11 turistë nga vende të ndryshme, të cilëve ju rrezikohej jeta në mjetin lundrues që kishte pësuar defekt në det.

Pronari i mjetit lundrues u ndëshkua me masë administrative 100 000 lekë, ndërsa mjeti lundrues i tij u bllokua, pasi nuk ishte i pajisur me Çertifikatën e Operatorit Turistik Detar.

Njoftimi i Policisë së Vlorës:

Policia Kufitare dhe Roja Bregdetare shpëtojnë 12 shtetas, nga të cilët 11 turistë nga vende të ndryshme, të cilëve ju rrezikohej jeta në mjetin lundrues që kishte pësuar defekt në det.

Pronari i mjetit lundrues u ndëshkua me masë administrative 100 000 lekë, ndërsa mjeti lundrues i tij u bllokua, pasi nuk ishte i pajisur me Certifikatën e Operatorit Turistik Detar.

Shtetasi E. L., 30 vjeç, banues në Vlorë, ka kërkuar ndihmën e Policisë pasi përballë porit të Vlorës, mjeti i tij lundrues, kishte pësuar defekt në motor.

Continue Reading

Aktualitet

VIDEO/ Momentet e fundit të dy viktimave në Kurbin, zetori rrokulliset dhe…

Pamjet e një aksidenti të rëndë që ka ndodhur në 10 Prill në Fushë-Kuqe të Kurbinit janë publikuar duke shfaqur momentet e fundit të dy personave që mbetën të vrarë pas incidentit.

Siç duket edhe në video, zetori me të cilin udhëtonin 60-vjeçari Ismajl Ismaili dhe 21-vjeçari Gjin Muhaj, të dy banues në Mirditë, përmbyset dhe bie në kanal.

Nuk është e qartë se përse zetori ku ndodheshin dy viktimat është përmbysur duke sjellë edhe vdekjen e tyre, por dyshohet se drejtuesi ka humbur kontrollin për një moment.

 

 

Të dy ishin nisur për të punuar tokën e 60-vjeçarit, i cili kishte punësuar të riun, por të dy humbën jetën pasi nuk kanë arritur të shpëtojnë pasi zetori i ka zënë poshtë.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING