Pinknews
Çmimi i madh prej 50 mijë euro, Ueda dhe Arlindi fitojnë “Love Island”
“Love Island Albania” mbajti këtë të diel finalen e madhe të edicionit të parë. Nga 4 çiftet finalistë, ishte Arlindi dhe Ueda që u shpallën fituesit e këtij edicioni të parë. Ata morën më shumë vota nga publiku se sa çifti i dytë më i pëlqyer Amadea dhe Haris.
Çiftit fitues zgjodhën një nga dy zarfat, ku në njërin ishte dashuria dhe në tjetrin çmimi i madh prej 50 mijë euro. Arlindit i ra dashuria, ndërsa Uedës shpërblimi monetar, po kjo e fundit zgjodhi që shumën financiare do ta ndajë së bashku me partnerin e saj.
Gjatë finales mamaja e Arlindit i dërgoi një letër Arlindit duke i shprehur që është shumë krenare për të dhe për Uedën, si gruan e tij. Arlindi i propozoi ‘live’ Uedës për fejesë teksa takoi njëkohësisht dhe familjarët e saj.
Kujtojmë që katër çiftet finaliste ishin Amadea-Haris, Aleksandros-Erida, Ueda-Arlind dhe Everaldo-Aisha, dhe emocionet për ta ishin të mëdha gjatë gjithë mbrëmjes.
Pinknews
“Më ka përndjekur…”/ Heidi ngre akuza të forta ndaj Meritonit, tronditen banorët
Debatet mes Meritonit dhe Heidi nuk ndalojnë. Kjo e fundit akuzon banorin për përndjekje.
Heidi i kërkoi Meritonit ta lërë rehat, ndërsa moderatori kundërshtoi ashpër. Në debati ndërhyri edhe Françeska, me kritika për sjelljen e Heidit.
Françeska: Ti nuk do t’i flasësh më?! Po ti ke bërë deklaratë në mes të Prime që do merresh me atë. Çfarë po i bën djalit, po e bën me hije moj
Meriton: Pse më akuzon për përndjekje?
Heidi: Ishte koha kur i kisha bërë bllok, dhe kur m’u bë pyetja, në nerva e sipër thashë do merresh të sqaroj 2-3 gjëra
Meriton: Ti e le gjithmonë situatën në limite, ikën pastaj dhe më vonë më akuzon për përndjekje
Heidi: Të thashë, nuk dua të flas më. Shkova atje dhe më kë ndjekur Meriton, do më lësh rehat se është absurde. S’e kupton që nuk dua të flas me ty
Françeska: Po ti bëre deklaratë për të folur me Meritonin
Heidi: Qetësohu
Françeska: Heidi, po sillesh si kalama
Heidi: Çfarë nuk kupton që nuk dua të flas me ty. Çfarë nuk kupton? M’u shqit
Meriton: Ti më akuzon për përndjekje mu?!
Heidi: Është e vërtetë
Françeska: What?! Heidi, çfarë po thua?
Pinknews
“Nuk e fsheh dot më gjatë”/ Çfarë po paralajmëron Juli pak para “Prime-t” të sotëm?
Juli dhe Meritoni prej të shtunës janë në një televotim, ku publiku do të vendosë se cili do të jetë finalisti i dytë i këtij edicioni.
Sakaq Graciano teksa bisedonte me Julin e ka pyetur nëse do ti vinte keq nëse aktori nuk do të përzgjidhej mbrëmjen e sotme si finalisti i dytë i edicionit të tretë të “BBV3” dhe ja si u shpreh Juli:
Juli: Unë po votohem. Nëse dal në finale sot, nuk dal të shtunën.
Graciano: Nëse nuk del në finale sot dhe nëse del të shtunën, është e njëjta pyetje për të gjithë se nuk më pëlqejnë diferencimet>.
Juli: A do më vinte keq? Po patjetër. Jam futur për t’a fituar këtë lojë, jo për të shkuar deri në finale. Do më vinte keq, pse t’a fsheh? Nuk e fsheh dot.
Graciano: A mendon se do të penalizojë grupimi që ke bërë? Edhe që është i pranuar nga goja jote
Juli: Cili grupim? Do më penalizojë kjo? Unë nuk kam pasur grupim.
Pinknews
Prekëse/ Ish banorja e “BBV” humb babain: Gjysma e shpirtit tim u shua
Ish-banorja e “Big Brother VIP1” dhe këngëtarja e njohur Xheisara Frisku, ka ndarë një lajm të trishtë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale. Nëpërmjet një statusi të ndjerë, shoqëruar me një fjongo të zezë, artistja ka treguar se babai i saj ka ndërruar jetë.
“Gjysma e shpirtit tim u shua bashkë me ty babi”, ka shkruar Xheisara
Pinknews
Prime dramatik/ Massimiliano vjen sot në BBV për t’u përballur me Heidin?
Olti Curri ka njoftuar sot se aktori italian Massimiliano Varresse do të futet në shtëpinë e Big Brother Vip Albania që të ballafaqohet me Heidin.
Massimiliano do të hyjë sonte në shtëpinë më të famshme në Shqipëri që të sqarohet me Heidin.
Raporti që Heidi kishte krijuar me aktorin italian në Grande Fratello mori përmasa të mëdha në të gjithë shtetin italian
Kjo pasi aktori vazhdimisht ushtronte trysni mbi Heidin, duke i kërkuar llogari për djemtë e tjerë që qëndronin afër saj.
Dhuna verbale u përshkallëzua çdo ditë e më shumë derisa në Grande Fratello u fut babai i Heidit i cili i kërkoi asaj të dilte jashtë, pasi shëndeti i nënës së saj, Lajlës ishte përkeqësuar pas kësaj situate.
Heidi shpërtheu në lot, dhe mori vendimin për të lënë shtëpinë menjëherë pas spektaklit.
Nuk dihet arsyeja pse produksioni mund ta sjellë Massimilianon në Big Brother Vip Albania, pikërisht kur ajo po jeton një histori dashurie me konkurrentin tjetër në këtë format, Romeo Veshaj.
Nga ana tjetër, Heidi ka qenë në gjendje shumë të rënduar dhe është parë të shpërthejë në të qara pas debateve me Gracianon, Françeskën, Meritonin dhe Eglën.
Heidi është në nominim të vazhdueshëm deri në gjysmëfinale, dhe tashmë gara për një vend në finale dhe çmimin e madh, po bëhet shumë e ashpër për Heidin si nga konkurrentët, ashtu edhe nga produksioni.
Pinknews
‘Arrita deri këtu përballë njerëzve me peshë’/ Heidi Baçi flet me konkurrentët e “BBV”
Heidi Baçi ka treguar se do ti vinte keq nëse s’do të shkonte në finalen e “Big Brother VIP”.
Gjatë një bisede me Graciano Taganin, Julian Dedën dhe Françeka Muratin, konkurrenja tha se ndihet shumë me fat që ka arritur që qëndrojë në shtëpi deri tani, duke u përballur me të gjithë banorëve të cilët kanë qenë të gjithë artistë.
“Sado që jam mirënjohëse, edhe deri këtu nuk e prisja kurrë. Nga atje këtu, komplet botë e re. Nuk është se më njohin këtu, s’më njeh njeri. Vetë fakti, përballja me këto njerëz që janë të gjithë artistë. Këtë vit kanë qenë të gjithë me peshë. E të arrish deri këtu përballë njerëzve me peshë, ndihem shumë mirënjohëse me vlerësimin më të madh. Se nga hiçi, nga zero, e kam shumë të fortë këtë lidhjen këtu. Arrita deri këtu, do më vinte keq që të mos jem deri ditën e fundit”, u shpreh Heidi.
-
Rajon9 hours ago
Krim i rëndë në familje/ Vëllai vret vëllanë dhe kunatën më pas plagos dhe veten
-
Pinknews11 hours ago
“Nuk e fsheh dot më gjatë”/ Çfarë po paralajmëron Juli pak para “Prime-t” të sotëm?
-
Pinknews11 hours ago
Prekëse/ Ish banorja e “BBV” humb babain: Gjysma e shpirtit tim u shua
-
Pinknews13 hours ago
‘Arrita deri këtu përballë njerëzve me peshë’/ Heidi Baçi flet me konkurrentët e “BBV”
-
Aktualitet12 hours ago
Duke pirë “Xanax” dhe pa ndjenja në ambulancë, del VIDEO e dy eskortave që vdiqën në Tiranë
-
Kronike10 hours ago
“I dogji rrobat Almës…”/ Gazetarja zbulon detaje nga tragjedia: Erdgysi i dërgoi një mesazh kunatës…
-
Politike13 hours ago
Kërkojnë largimin e gjyqtares Gjoka/ Gjokutaj: Nëse nuk jep dorëheqjen brenda tre ditësh…
-
Kronike8 hours ago
Aksident në Rrugën e Kombit, plagosen 3 anëtarët e familjes