Connect with us

Politike

Debat në Kuvend për projektligjin e barazisë gjinore/ Balla-Berishës: Burracak që gënjen

Debate të forta janë zhvilluar në Kuvend për projektligjin e barazisë gjinore.

Sali Berisha e interpretoi projektligjin si “dërgimin e qenies njerëzore në kafshëri” dhe përmendi disa nene që nuk ekzistojnë në të, si “gjinia e shumëfishtë”.

Lidhur me këto pretendime, i ka kthyer përgjigje, kreu i grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, i cili ndër të tjera dënoi edhe sulmin e Berishës ndaj ambasadorit të BE, të cilit kreu i PD, i përmendi orientimin seksual (i cili gjithashtu nuk lidhet aspak me projektligjin).

“Zoti kryetar, e dënoj ashpër sulmin që spao ndodhi në këtë Foltore, kundrejt ambasadorit të Bashkimit Europian në Shqipëri. Ky sulm i përsëritur nga i njëjti individ, prej 35 vitesh, kundër ambasadorëve të SHBA, kundër ambasadorëve të tjerë të vendeve mike, kundër ambasadorit të BE këtu, bie ndesh me parimet e Konventës së Vienës dhe intersin kombëtar të Shqipërisë, se BE mbetet partneri ynë më i rëndësishëm.

Zotëria sapo gënjeu publikisht. Nuk i referohet këtij ligji fare. Por i referohet ligjit për anti diskriminim të vitit 2010 të miratuar nga Berisha. Ju ftoj ta lexojmë ligjin këtu. E keni votuar në 2010 me firmën e Sali Berishës.

Ligji për të cilin flasim, zonja dhe zotërinj, në ligj sanksionohet qartë që në Shqipëri ka vetëm burra dhe gra. Kjo është rregulluar edhe me amendamentin e propozuar nga unë dhe kolegët. Informoj publikun, se është Konvesnta e Stambollit e ratifikuar nga Shqipëria, e firmosur nga Berisha. Ratifikimin e kam votuar edhe unë.

Në këtë ligj thuhet qartë që nuk do të ketë më gra dhe burra që paguhen ndryshe, por do të paguhen njësoj. Është qëndrimi i kësaj shumice, që kemi numrin më të madh të grave dhe vajzave në këtë sallë. Synimi ynë është të shohim në këtë sallë 70 burra dhe 70 gra.

Ky është kundër  barazisë gjinore, grave në Parlament!

Për përkatësinë e shumëfishtë gënjeve, sepse nuk ka përkatësi të shumëfishtë gjinore. Përkatësia e shumëfishtë, është kur unë jam një vajzë e dhunuar, e abuzuar seksualisht, një vajzë rome, që jetoj në një lagje periferike, dhe përkatësia e shumëfishtë është që më kanë rënë mbi supe të gjithë këto. Kjo është përkatësia e shumëfishtë. Namuzqarë, burracakë!”, tha ndër të tjera Balla.

Advertisement