Connect with us

Politike

“Doli biba, mamica dhe gënjeu!”/ Andi Bushati: Letra e Trump, gur që e hodhi në lumë Rama hallexhiu…

Analisti Andi Bushati, ka folur për propagandën që ka shoqëruar lajmet se Shqipëria është ftuar në Bordin e Paqes së Presidentit Trump, si një arritje e Edi Ramës.

Bushati tha se Rama e pompon këtë çështje si “hallexhi”.

“Për Shqipërinë, rëndësia e këtij Bordi të Paqes është zero. Këtë gur në lumë e hodhi një hallexhi. I erdhi një copë letër, siç i ka vajtur dhjetëra krerëve të shtetve dhe falë një makinerie çmendurake propaganda, u bë temë nacionale. Doli një bibë, ministrja e jashtme, si mamica, tha dëgjoni Donald Trumpi na tregoi se ç’lider i respektuar botëror është Edi Rama. U futëm papritur në një idiotësi tre-katër ditore, që sa i madh është Edi Rama, shiko në ç’tryeza e ka ulur ky Shqipërinë, një vend i vogël që një burrë i gjatë i ka dhënë peshën e një vendi të madh. Pastaj erdhi letra, që njëlloj si e Ramës, e kishte marrë edhe ai komunisti i Vietnami, pastaj edhe Lukashenko. U shfry kjo puna sa të mëdhenj jemi dhe shqyyr që na ka rënë për pjesë Rama. Pastaj thanë, asnjë ballkanik tjetër, se është roli i Shqiërisë… Bordi i Paqes, më shumë se drejtimi që do ti japë botës, na vlen si pasqyrë se në ç’spital të çmendurish jetojmë ne, që vjen një copë letër dhe bëhet çështje kombëtare. Iku Vjosa Osmani, i dha dorën, për numër e kishin thirrur dhe atë, dhe shumë aty nuk kanë peshë, se Trump ka zgjedhur një seri yes men-ësh, ndaj të cilëve do të sillet si padron. Prandaj Evropa e ka refuzuar. Ne, bythëlëpirjen e quajmë dimension gjigand ndërkombëtar. Ai të merr, për bythëlëpirës të fton.

Shqipëria mund të thoshte edhe po, nuk e quaj gafë të thënit po, por nga kjo qeveri, deklarata diplomatike mbaj mend vetëm një për kosovën, që Rama thoshte, është hera e parë që qeveria jonë në dhjetë vite, nuk është linjëzuar me politikën e jashtme të BE, pra quhet thyerje e madhe në politikën tonë të jashtme kur nuk linjëzohemi. Në këtë sens, mund të pritej. Nuk kishte pse mblidhej qeveria me urgjencë, por këto vijnë nga ajo, është një hallexhi që ka hedhur gurin në lumë. Ti bënte shpejt dhe të shkonte në Davos, hajde, por ai nuk vajti as në Davos.

Nuk kishte urgjencë, të thosthe po ditën e parë, të mblidhte qeverinë dhe Kuvendin, pra nga vjen kjo, nuk është politikë e matur e jashtme, por hallet e një personi të vetëm. Gjithë tamburët, janë për ti shërbyer hallit të madh që ka ky person”, tha Bushati.

Advertisement