Connect with us

Aktualitet

Dosja Aruba/ Si dyshohet u përdor statusi diplomatik për transport dr’oge në Europë

Detaje të reja kanë dalë nga dosja hetimore e operacionit “ARUBA”, ku SPAK dhe Byroja Kombëtare e Hetimit kanë dokumentuar komunikime që ngrenë dyshime për përfshirjen e një personi me status diplomatik në transportin e kokainës dhe parave nga Anversa e Belgjikës drejt Zvicrës. Sipas dosjes, personi i përdorur si korrier lëvizte me një automjet me targa diplomatike (CD), ndërsa episodi i referohet ngjarjeve të vitit 2020.

Në komunikimet e siguruara nga aplikacioni SkyECC, të cilat janë administruar si prova nga Gjykata e Posaçme, personi nën hetim A.R. i shkruan bashkëpunëtorit të tij A.H. se “të hënën vjen ai CD të marrë pesë për në Zvicër”. Në një tjetër bisedë, A.R. përmend se “shoferi CD nuk shkon dot deri në fundjavë”, ndërsa shton se ai është “me delegacion”, çka sipas hetuesve krijon dyshime se bëhet fjalë për një person të punësuar pranë një trupe diplomatike.

Këto komunikime janë pjesë e materialeve mbi të cilat Gjykata e Posaçme ka lëshuar 20 urdhër-arreste në kuadër të operacionit “ARUBA”. Hetimet e SPAK vijojnë për të identifikuar personin me status diplomatik dhe për të zbardhur rolin e tij të dyshuar në rrjetin e trafikut ndërkombëtar të drogës dhe pastrimit të parave.

Pjesë nga dosja ARUBA

Personi nën hetim A.R., siç është evidentuar edhe më sipër, ka përdorur dy PIN-e për të komunikuar në SkyECC, konkretisht 30T4KH dhe LOS9EF. Në komunikimin e mëposhtëm, të datës 08.08.2020, A.R. (30T4KH) i shkruan personit nën hetim A.H. (7B9F5E): “Te henen vjen ai cd ti mari 5 per ne zvicer vlla sic folem te vij ti mari si thua?”.

Nga analiza e këtij komunikimi, nisur nga fakti se personi nën hetim A.R. i shkruan “se do vijë ai me cd”, krijohet dyshimi se personi nën hetim mund të bashkëpunojë me shtetas që lëvizin me targa diplomatike.

Në vijim, në datën 10.08.2020, A.R. e kujton sërish A.H lidhur me personin që do të marrë lëndën narkotike për në Zvicër dhe i thotë se në orën 12 do të jetë në Anvers.

Në datën 09.07.2020, A.R. shkruan: “Cpb vlla ato leket e zvicres jan te gjitha gati po mthot nurja po puna esht qe ai shoferi cd nuk shkon dot deri ne fund jav ke njeri ti atje me ti derzu?; Leje leje ate po i them atij k.t.; Fol mos ke njeri ti per shpejtesi se po flas dhe un.; Esht me i delegacjon ai mthot nurja prandaj nuk leviz dor”. Ky komunikim na provon faktin se shtetasi që ka marrë lëndën narkotike në datën 10.08.2020 në Anvers, me qëllim transportin në Zvicër, është në fakt i punësuar pranë ndonjë trupe diplomatike. Gjithashtu, në datën 10.08.2020, A.R. i shkruan sërish…

Advertisement