Connect with us

Politike

Drejtësia e kapur duhet të shfaroset/ Fredi Beleri: Opozita të propozojë reformë të re

Fredi Beleri ka lëshuar akuza të rënda ndaj sistemit të drejtësisë në Shqipëri, duke e cilësuar atë si “të kapur në të gjitha shkallët” dhe duke kërkuar “shfarosjen” e tij.
Beleri theksoi se besimi i publikut tek drejtësia ka rënë në kuota minimale, ndërsa si zgjidhje të vetme sheh një reformë e re, e cila sipas tij, duhet të propozohet dhe udhëhiqet nga opozita. Për eurodeputetin, reforma aktuale në drejtësi, e nisur në vitin 2016, ka dështuar, ndërsa theksoi nevojën e një propozimi konkret për një sistem të ri drejtësie nga opozita, një iniciativë që, sipas tij, mund të gjente edhe mbështetjen e partnerëve ndërkombëtarë.

“Kjo lloj drejtësie duhet të shfaroset,” deklaroi ai, duke shtuar se vetëm një ndryshim rrënjësor mund t’i kthejë vendit një sistem funksional dhe të besueshëm.

Beleri përshkroi një panoramë të zymtë të perceptimit qytetar, ku ankthi më i madh është mosgjetja e drejtësisë.

Unë besoj se do vazhdojë Bashkimi Europian të ketë seriozitetin te drejtësia dhe ata që mendojnë se mund ta anashkalojnë duke vazhduar kapja e drejtësisë, besoj se ndryshon shpejt do zhgënjehen. Unë nuk mendoj se kjo qeveri, ky sistem i drejtësisë, mund të bëhet i mirë dhe do jetë ky, ky standard drejtësie që besoj i shërben dhe. Unë besoj se organet e brendshme të gjitha do shprehen në mënyrë të qartë se cila është drejtësia që duan për të avancuar emigrimin. Në qoftë se qeveria shqiptare, zoti Rama, siç them unë nuk do të emigrojë Shqipërinë, mund të vazhdojë të bëjë të njëjtën gjë. Në qoftë se Shqipëria do emigrojë, kjo lloj drejtësie duhet të shfaroset.

Është drejtësia e kapur në të gjitha shkallët. Pra këtu është edhe roli i opozitës, që të them që SPAK-u nuk është në nivelin e duhur dhe SPAK-u është i kapur, besoj e dinë të gjithë. Cili do jetë modeli që propozon opozita, është biseda që duhet të bëhet. Besoj e kemi ezauruar për të treguar se si të gjitha shkallët e gjyqësorit në Shqipëri janë të kapura. Duke treguar se sa kanë dështuar reformat e 2016-ës, duhet të propozojë një reformë të re që të gjejë mbështetjen e ndërkombëtarëve dhe të shpëtojë Shqipëria të ketë drejtësi. Si gjyqësi që dini që ishte emër kam mbaruar, nuk presja unë asgjë nga, nuk kam ndonjë gjë personale me zonjën Xhaçka. Po nuk mund të dalë SPAK-u, të shkelë të gjitha parimet. SPAK-u në çështjen e zonjës Xhaçka ka deklaruar kompetenca, po merret me vendime gjyqësore dhe me ligjin e një shteti tjetër.

Ka shkelur, ka shkelur parimin e barazisë para ligjit. Edhe ka gënjyer. Kur thotë me dokumente të parregullta, dokument i parregullt është të jetë futur, të ketë futur pasaporta në ambasadën e Greqisë që gënjen. Është falsifikatore. Vendimi është dhënë për falsifikim vize. Pra nuk mund të vazhdojmë ashtu, nuk mund të mbyllim syrin. Mund të thoshte prokurori, kam urdhër të mbroj Olta Xhaçkën dhe do e mbroj. Të gjithë argumentet e zotit prokuror mund të ishin tre fjalë. Këto, këto vendime janë qesharake, nuk mund të merret njeri me këto vendime dhe s’ke si mbrohesh.

Nuk i merr njeri parasysh. Kjo,dëshira e qytetarëve shqiptarë për drejtësi dhe po të shikosh, po të bisedosh me njerëz të thjeshtë, ankthi më i madh i tyre është mosgjetja e drejtësisë. Ndjehen të pambrojtur nga ligji, ndjehen të persekutuar të gjithë qytetarët që shkelin ose kanë një marrëdhënie me gjyqësorin shqiptar në të gjitha shkallët, qofshin ato administrative, qofshin penale. Të gjithë kërkojnë një avokat të mirë, por nuk është puna e avokatit. Kjo lloj drejtësie duhet të reformohet nga e para dhe opozita duhet të marrë iniciativa konkrete se si mund të reformohet kjo drejtësi. Dhe këtu do fillojë besoj të kuptojnë dhe qytetarët shqiptarë që ata e kanë në dorë

Advertisement