Kronike
Goditet grupi kriminal në Fushë Krujë/ Arrestohen 6 persona, mes tyre edhe djali i ish-deputetit të PS
Gjatë mëngjesit të sotëm, forcat e policisë kanë goditur një prej grupeve kriminale në Fushë Krujë.
Sipas raportimeve për mediat, të arrestuar janë 6 persona nga fisi i njohur kriminal Rrahja për akuzën e trafikimit të lëndëve narkotike.
Mësohet se mes të arrestuarve është edhe Rexhep Rrahja, djali i ish-deputetit të PS, Rrahman Rrahja.
1. Marvin Bushati
2-Agim Nina alias Lorenc Izet Selmani
3-Sokol Qaja
4-Gazmir Rraja
5-Perparim Rraja
6-Rexhep Rraja
Mësohet se akuzat ndaj tyre janë provuar në bazë të bisedave në aplikacionin “Sky”, ku sipas burimeve nga SPAK janë provuar disa episode të trafikut të drogës në formën e grupit të strukturuar kriminal.
Përparim dhe Rexhep Rraja, u proceduan nga prokuroria e Tiranës për “Plagosje të lehtë me dashje” pasi në muajin korrik 2023, dhunuar në një lokal barbarisht dy kushërinjtë, Bilbil Maja dhe Jashar Maja.
Njëherësh mësohet se Përparim Rraja ka qënë edhe më parë i dyshuar për trafik droge, ku emri i tij del tek dosja “Viluni”, së bashku me Bardhok Pllanaj dhe persona të tjerë.
Lajmi ne perditesim
Nga ana tjetër, policia ka njoftuar gjithashtu se është finalizuar me sukses operacioni policor i koduar “Full Scan” në Durrës, gjatë të cilit janë sekuestruar lëndë narkotike, armë zjarri, bizhuteri dhe vlera monetare, ndërsa është arrestuar në flagrancë poseduesi i tyre.
Operacioni u zhvillua nga Drejtoria Vendore e Policisë Durrës, në bashkëpunim me Policinë Kufitare të Portit Durrës dhe autoritetet doganore, me qëllim parandalimin dhe goditjen e tentativave për futje të drogeve, armëve dhe vlerave monetare në vend.
Gjatë kontrollit në Portin e Durrësit, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve zbuluan në autousin e D. F., 42 vjeç, banues në Vlorë, një sasi 92 gramë lënde narkotike e dyshuar kokainë dhe disa bizhuteri të dyshuara flori.
Në kontrollin e brendshëm u zbuluan gjithashtu:
29,000 euro në vlera monetare,
një armë zjarri tip pistoletë me pesë krehra.
Pas këtyre gjetjeve, D.F. u arrestua në flagrancë për veprat penale:
“Trafikim i lëndëve narkotike”,
“Trafikim i armëve dhe i municionit”,
Disa forma të kontrabandës me mallra të ndaluara, të kufizuara ose me akcizë,
“Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe sendeve me vlerë”,
“Pastrimi i produkteve të veprës penale” dhe “Fshehja e të ardhurave”.