Connect with us

Pinknews

Historia e futbollistit shqiptar që braktisi të fejuarën 2 muaj para dasmës

Vesa Vllasaliu ka qenë një nga banoret më të përfolura të edicionit të dytë të “Big Brother VIP Kosova”. Historia e saj e dashurisë me Mërgim Berishën përfundoi keq vitin e shkuar, duke u bërë objkct edhe i mediave turke. Por tashmë ajo ka zbuluar disa detaje të reja, që e kanë bërë këtë histori të denjë për një telenovelë. Në një rrëfim para banorëve, Vesa e përlotur ka kujtuar se si nuk e dëgjoi babain kur i thoshte se diçka nuk shkonte me lidhjen e tyre. “I kam pasur raportet keq, sepse babai nuk ka dashur që unë të jem me të. Ai e ka ditur prej fillimit që diçka nuk shkonte”. Mirëpo së fundmi vëllai i futbollistit u është përgjigjur akuzave të saj ndaj Mërgim Berishës për tradhti me shoqen e saj të ngushtë. Besarti pretendon se ka qenë Vesa, ajo e cila e ka shkëputur futbollistin nga kontakti me familjen. “Ajo ka dashur që Mërgimi të ndërpresë kontaktin me familjen. Ne me Mërgimin s’kemi mundur të flasim në telefon, vetëm nëse ai ka qëlluar vetë”. Ai gjithashtu tregon se ka pasur momente kur Vesa është sjellë keq me Mërgimin në ambiente publike në sy të të tjerëve. “Kjo i ka thënë Mërgimit: ‘Ti je bastard si babai yt’. Plus familjen tonë na ka ofenduar, na ka sharë. Pastaj është munduar t’ia ndërpresë Mërgimit lidhjen me familjen”. Vesa u shpreh se ishte pikërisht shoqja e saj që i mori partnerin. Edona Rudaku, sot bashkëshortja e Mërgim Berishës mohoi akuzat nga Vesa Vllasaliu, se ajo është shoqja që i ka marrë burrin. “Nuk jam shoqe e ngushtë me Vesën, nuk ia ka marrë të dashurin dhe nuk është e vërtetë ajo se çfarë po flitet”, – tha Edona Berisha. Por ndryshe tregojnë fotot, ku vajzat jo vetëm që shihen në shoqëri të njëra-tjetrës të përqafuara e të lumtura, por me to është edhe Mërgim Berisha. Futbollisti ‘u bë molla e sherrit’ mes vajzave, të cilat i dhanë fund shoqërisë. Vesa tha se ndarja erdhi si shkak i ndërhyrjes së Edonës në lidhjen e tyre. Vesa Vllasaliu u shpreh se vuajti shumë tradhtinë e futbollistit dhe pavarësisht se miqtë i tregonin se tashmë Mërgim Berisha e kishte zëvendësuar me shoqen e saj, refuzoi ta besonte. “Zemrën e kam shumë të thyer, por vuajta kalon. U tradhtova nga ish-i fejuari im me shoqen e ngushtë. Shokët m’i hapën sytë. Një miku im i ngushtë prej fillimit më tha ‘Vesë, jo’, unë në kokën time mendoja se ajo ma do të mirën. Por nuk ishte e vërtetë, ajo ka dashur të kishte jetën time, si private, në publik, në lidhje, marrëdhënien me familjen time. Fillimisht mendova se bëra e humë keq që u ndamë, fillimi është shumë keq për çdo njeri. Por tani kam kuptuar se kush më do dhe më vlerëson. E kisha falur atë për të mirën time, por s’do e kisha harruar kurrë”, tha modelja. Vesa Vllasaliu tregoi se futbollistin e kishin parë me një vajzë në Gjermani, ndërsa vetë ishte në Zvicër dhe ishte një shoqe e saj, që i kishte treguar për këtë. Në atë moment, ajo zbuloi se vajza në krah të të dashurit të saj ishte pikërisht mikja e saj më e mirë dhe i dërgoi mesazh babait të saj, duke i thënë se “vajza jote më ka marrë burrin”. Ndërsa zbuloi se futbollisti doli publikisht me shoqen e saj, dy javë pas ndarjes së tyre dhe në ditën kur kishin planifikuar dasmën, ai postoi një emoji zemre për partneren e re. Por çfarë shkruanin mediat turke kur dyshja i dha fund kësaj lidhjeje pak para dasmës?

SHKRIMI I PLOTË

Sulmuesi i Fenerbahçes, Mërgim Berisha, i cila dyshohet se ka rrahur të dashurën e tij, Vesa Vllasaliu, dhe i ka konfiskuar sendet personale në rezidencën ku jetonin së bashku në Ümraniye, është i detyruar nga gjykata t’i qëndrojë larg. Gjykata gjithashtu në vendimin e saj theksoi se nëse Berisha nuk zbaton vendimin, ai do të dënohet me burgim të detyrueshëm deri në 30 ditë.

Vesa Vllasaliu përmes avokatit të saj ka aplikuar në Kryeprokurorin Publik të Anadollit dhe ka bërë kallëzim kundër sulmuesit të Fenerbahçes, Mergim Berisha. Në peticion thuhej se Vllasaliu dhe Berisha jetojnë së bashku që nga shtatori i vitit 2021 dhe planifikojnë të martohen muajin e ardhshëm në kushte normale. Në peticionin për denoncimin pretendohej se Berisha ka ushtruar dhunë ndaj Vllasaliut dhe e ka dëbuar nga banesa në Ümraniye, ku jetonin së bashku.

Në peticion thuhej se Berisha i ka konfiskuar sendet e Vllasaliut dhe nuk e ka lejuar as t’i marrë ato. Në peticionin për rojet e sigurisë së rezidencës së Berishës thuhet se ai ka dhënë udhëzime si “Mos e çoni Vllasaliun në asnjë vend”.

Në peticion ndër të tjera raportohej se: “Qëllimi i vetëm i klientit është të marrë sendet e tij private, madje edhe faturat dhe të ndërpresë të gjitha marrëdhëniet me palën tjetër. Megjithatë, ka shumë të ngjarë që klienti të ekspozohet sërish ndaj dhunës fizike. Përveç kësaj, ai përdor lloje të ndryshme të sharjeve dhe fjalimeve fyese ndaj avokatit”.

Në peticion thuhej gjithashtu se Berisha e kërcënoi Vllasaliun. Aty ku pretendohej se Berisha ka kryer edhe veprën e “plaçkitjes” duke mos i dhënë sendet e Vllasalit. U kërkua që ndaj Berishës të niste një hetim dhe të jepej një urdhër ndalimi. Gjykata e Parë e Anadollit, nga ana tjetër, vendosi që Berisha të mos bëjë fjalë dhe sjellje që përfshijnë dhunë, kërcënime, fyerje dhe poshtërime për 2 muaj, në përputhje me Ligjin për “Mbrojtjen e Familjes dhe Parandalimin e Dhuna Kundër Grave”.

Gjithashtu nga gjykata u vendos që Berisha të mos afrohej për 2 muaj në banesën dhe vendin e punës së Vllasaliut. Gjykata vendosi që Berisha të mos shqetësonte Vllasaliun për 2 muaj me mjete komunikimi apo mjete të tjera dhe vendosi që nëse konstatohet se Berisha nuk ka respektuar kërkesat e vendimeve në fjalë, do të dënohet me burgim prej 3 ditësh deri në 30 ditë.

 

Pinknews

Kënga e realizuar nga Vesa e Romeo vendoset në shtëpi, reagimi i aktorit ‘pushton’ rrjetin

Gjatë kohës që Vesa ishte brenda shtëpisë së “BBV3” ajo realizoi tekstin e një kënge së bashku me Romeon.

Ajo shpeshherë ka paralajmëruar se do të merrej me punimin e projektit muzikor madje teksa një ditë i dërgoi një mesazh Romeos nëpërmjet “Big Love” banori i kërkoi që projekti të publikohej ende pa mbaruar formati i “BBV3”

E megjithatë ditën e shtunë Vesa publikoi këngën dhe pasditen e sotme produksioni e ka vendosur në ambientet e shtëpisë.

Ja cili ishte reagimi i banorëve:

Continue Reading

Pinknews

Magjepsëse/ Sara Gjordeni ndan fotografinë e parë me barkun e rrumbullakosur

Ish-konkurrentja e formatit të “BBV3”, Sara Gjordeni, krijoi një lidhje brenda shtëpisë me këngëtarin e njohur Bardhi, që ishte po ashtu banor i shtëpisë.

Pak kohë pas daljes së tyre nga shtëpia, çifti ndau me publikun një lajm të mrekullueshëm: së shpejti do të bëhen prindër për herë të parë.

Që prej asaj kohe, Sara ka zhvilluar tepër pyetësore në llogarinë personale të Instagram-it teksa pyetej dhe përgjigjej rreth shtatzënisë së saj, nepsin, ushqimet që konsumon etj.

Por këtë herë Sara ka ardhur me një postim kaq të ëmbël për të gjithë. Ajo ka postuar një fotografi, teksa duket me barkun e rrumbullakosur, përbri e shoqëron me një shkrim “🧿”.

Se mos e merrni me sy kur të shikoni këtë foto:

Screenshot

Continue Reading

Pinknews

“Do ju shaj që s’më keni thënë më parë të bëhem me fëmijë”, Luizi trondit me deklaratën në konferencë

Ditën e sotme, Luiz Ejlli nëpërmjet një postimi në llogarinë personale të Instagram-it njoftoi se marrëveshja e tij me “Top Channel” përfundoi.

Pas kësaj, ai u gjend në konferencën për media e mbajtur në Prishtinë teksa njoftoi marrëveshjen e tij me pijen energjike “Golden Eagle” dhe u shpreh se do të jetë imazh dhe ambasador i kësaj pije

Po ashtu ai tregoi se tani ai do të jetë në menaxhimin e Jetmir Agajt dhe SBS Music Entertaiment.

Nuk mbeti pa folur sigurisht dhe për princeshën e tij të vogël, Ana Mari Ejlli dhe për ndjenjën e të qenurit baba, duke treguar se që në momentin e ardhjes në jetë të vogëlushes jeta e tij ka ndryshuar dhe nuk ka asgjë më të lumtur dhe më të bukur në botë.

Do ju shaj gjithë jetën që s’më keni thënë më parë të bëhem me fëmijë sepse s’paska gjë më të lumtur dhe më të bukur

Jetën e shikoj më ndryshe. Kur deri dje thonim “mbaroi jeta”, u martova u bëra me fëmijë, atëherë fillonka… Momenti i lindjes erdhi papritur. Sipas llogarive të mjekëve ajo e kishte për të lindur rreth datës 7-9 maj. Erdhi më 30 prill. Dihet sepse është vajza ime dhe është e paparashikueshme.

Unë tani kam filluar ta dua nënën time më fort, sepse kur e shikoj çfarë paska vuajtur me ne..

Zoti më ka bekuar me vajzë, gëzim më të madh s’paska…Edhe në letër t’i kisha shkruajtur të gjitha, t’ja kërkoja të madhit Zot, dua këtë dua atë, m’i dha të gjitha.

Puna është se është më vështirë t’i mbash, se për t’i bërë ndoshta i bën dhe i arrin gjithkush. Kjo është lufta!”

Continue Reading

Pinknews

“Lidhja me Beatrixen ka qenë e sajuar nga Donaldi dhe Bora për famë”/ Ish-banorja e BBVA habit me deklaratën

Ish-konkurrentja e njohur e “BBVA”, Dea Vieri, gjatë një interviste në emisionin e dielës “E Diell”, ka dhënë komente të forta lidhur me çiftin e bujshëm, Bora Zemanin dhe Donaldo Veshajn.

Sipas Deas, drama e tyre e dashurisë para dhe gjatë qëndrimit në shtëpinë e “BBVA” ka qenë një lojë për të rritur famën e tyre.:

Dea Vieri, e cila është blogere dhe ka një ndjekje të konsiderueshme në rrjete sociale, ka shprehur bindjen e saj se ndarja e tyre e mëparshme, puthja dramatike në reality show-n dhe lidhja e Donaldit me Beatrix Ramosajn ishin skena të inskenuara.

“Një çift që mua nuk ma ndryshon njeri mendjen, por që mendoj që janë ndarë dhe bashkuar përsëri për famë janë Donaldi me Bora Zemanin” u shpreh Dea gjatë intervistës.

Ajo shton se gjithçka ka qenë një strategji për të kapur vemendjen e publikut dhe për të qenë në qendër të vëmendjes së medias. “Atë ndarjen e kanë pasur thjeshtë sa për lajm, edhe atë ndarjen e bashkimin, atë puthjen dhe ndarjen prapë” vazhdoi Dea, duke sugjeruar se asgjë nuk ka qenë e vërtetë.

“Unë mendoj që ndarja para Big Brother është bërë për famë. Ai bashkimi aty ka qenë i bukur dhe ndarja pastaj lidhjen e tij me Trixen e gjitha ka qenë e sajuar për famë, përderisa ata tani janë bashkë”, deklaroi ajo.

Continue Reading

Pinknews

‘Kampiona, sot e keni…’/ Don Xhoni paralajmëron një surprizë të madhe për Romeon dhe Meritonin

Një postim i Don Xhonit nëm Instastory i ka bërë kureshtarë që të gjithë. Reperi ka postar një video të Romeos dhe Meritonit në shtëpinë e “BBV3” teksa kërcejnë dhe këndojnë një nga këngët e tij, ku ka shkruar:

Kampiona sot e keni një surprizë të dytë!

Kujtojmë se Romeo dhe Meritoni janë shumë miq me reperin dhe se mundet që Don Xhon të ketë përgatitur një surprizë për ta për t’i mbështetur në këto ditët e fundit të këtij edicioni.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING