Connect with us

Aktualitet

I njohur për lidhjet me lobin grek në SHBA, ish-kandidati i opozitës për Bashkinë e Himarës, thirrje për protestë në Kakome

Petro Gjikuria, ish-kandidati i opozitës për Bashkinë e Himarës, ka bërë thirrje për një protestë në Kakome këtë të diel, me argumentin e “lirimit të plazhit” dhe kundërshtimit të privatizimit të hapësirave bregdetare.

Në postimin e shpërndarë në rrjetet sociale, Gjikuria fton qytetarët të mblidhen në Kakome në orën 12:00, ndërsa në posterin e publikuar prej tij shkruhet: “Plazhet janë të popullit”, “Kakome është e jona” dhe “Jo privatizimit të plazheve”.

Por thirrja e tij vjen edhe me një sfond politik jo të parëndësishëm. Petro Gjikuria është shtetas shqiptaro-amerikan, ka jetuar për vite në Uashington dhe është pjesë e Federatës Panepirote të Amerikës, e njohur si një prej strukturave të lobit grek në SHBA.

Kjo federatë drejtohet nga Nikolas Geixh, një emër i njohur për qëndrimet e tij të forta për Himarën, të cilën e ka konsideruar zonë greke, si dhe për angazhimin shumëvjeçar rreth çështjes së Vorio-Epirit. Në vitin 1994, Geixh u shpall “non grata” nga presidenti i atëhershëm Sali Berisha, për shkak të përplasjeve të tij me shtetin shqiptar.

Gjikuria ka qenë gjithashtu një nga mbështetësit publikë të çështjes Beleri dhe në zgjedhjet e pjesshme për Himarën u mbështet nga PBDNJ dhe OMONIA.

Për këtë arsye, thirrja e tij për protestë në Kakome nuk lexohet vetëm si një reagim lokal për plazhin, por edhe si një përpjekje për ta shtrirë kauzën e bregdetit të jugut në një terren më të gjerë politik, ku përzihen çështjet e pronës, identitetit, minoritetit dhe ndikimeve greke në zonë. TEMA

I njohur për lidhjet me lobin grek në SHBA, ish-kandidati i

Advertisement